Programi i Transparencës
Hyrje
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi MB
Struktura organizative/Organigrama
Ministria e Brendshme funksionon sipas strukturës së miratuar me urdhër të Kryeministrit Nr.16, datë 13.01.2021, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Brendshme”. Struktura organizative dhe pagat e nëpunësve pasqyrohet në organigramën bashkëlidhur urdhrit të cituar.
Organigrama dhe struktura e pagave te Ministrise se Brendshme urdhri nr. 116 date 28.07.2022
Funksionet dhe detyrat e Ministrise se Brendshme
Funksionet dhe detyrat e Ministrisë së Brendshme janë në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe me programin e Këshillit të Ministrave. Ajo e ushtron veprimtarinë e saj në fusha të përgjegjësisë shtetërore të miratuar me VKM nr. 604, datë 20.10.2021 “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË BRENDSHME”. Gjithashtu funksionet e MB përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit, të miratuar me Urdhër Nr.384, date 30.04.2019 sipas legjislacionit ne fuqi.
VKM Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MB
Rregullore e brendshme për funksionimin dhe organizimin e MB
Përshkrimi i procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë dhe procedura për të marrë vendime
Procedurat që ndjekin funksionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë civil në ministri është Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Funksionarë të lartë në ministri janë dhe anëtarët e trupit të lartë drejtues (TND), që në rastin e Ministrisë së Brendshme janë Drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme. Drejtorët e Përgjithshëm janë përgjegjës për përcaktimin e objektivave të drejtorive përbërëse, përcaktimin e detyrave të drejtorive përbërëse, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre dhe me njësi të tjera të ministrisë. Kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë ushtrohen në përputhje me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Lidhur me procedurat e zgjedhjes së tyre zbatohen dispozitat ligjore të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e MB ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave )
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, ne përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm. Në Ministrinë e Brendshme për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa postare, si më poshtë:
Ministria e Brendshme
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nd 1. 1001, Tiranë
Orari: E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E premte 08:00 – 14:00
(w) mb.gov.al
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit".
E-mail: Ardian.Bita@mb.gov.al
Nr. i gjelbër
Tel: 04 22 53 698
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nd 1. 1001, Tiranë
Orari: E hënë – E enjte 08:00 – 16:30 E premte 08:00 – 14:00
Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të MB
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga Ministria e Brendshme
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të MB
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik për vitin kalendarik 2022
Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik për vitin kalendarik 2023
Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik për vitin kalendarik 2024
Regjistri i realizimit të procedurave të prokurimit publik për vitin kalendarik 2023
Regjistri i realizimit të procedurave të prokurimit publik për vitin kalendarik 2024
Formular aplikimi
Afati kohor
Procedurë ankimimi
Standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga MB
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Ministria e Brendshme
Lista e dokumenteve që administrohen nga MB me afatet e ruajtjes
Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
Publikime
Projekte
Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
© Ministria e Brendshme 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.