Enea HOTI

Sekretar i Përgjithshëm

Enea Hoti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në shtator 2022.

 

Ai është jurist në profesion. Ka kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Varshavës, Poloni dhe studimet e doktoraturës në drejtësi në Universitetin e Lodz, Poloni.

 

Hoti ka kryer kualifikime të shumta profesionale si brenda dhe jashtë vendit ku është certifikuar nga BE, GIZ, USAID etj., për menaxhim projektesh, parandalimin e konfliktit të interesit, zhvillimin rajonal e lokal.

 

Prej vitit 2013 është angazhuar në sektorin publik, e prej vitit 2018 është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues të Administratës Publike (TND).

 

Në sektorin publik ka punuar si këshilltar i Ministrit për Çështjet Vendore (2013-2016), këshilltar i Ministrit të Bujqësisë (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm (2018) dhe më tej Sekretar i Përgjithshëm (2019-2021) pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore (2021-2022).

 

Për shkak të detyrës, në rolin e drejtuesit teknik, ai ka pasur një kontribut të spikatur në hartimin dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale (2014), kuadrin e ri ligjor të vetëqeverisjes vendore dhe politikat e reja të zhvillimit rural në Shqipëri.

 

Konkakt:  Enea.Hoti@mb.gov.al