Fusha e veprimtarisë së Zv.ministrave

URDHËR PËR CAKTIMIN E DETYRA VE QE MBULOJNË ZËVENDËSMINISTRA T NË MINISTRINË E BRENDSHME

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 6 të ligj it nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të nenit 22 e vijues të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, të pikës 2 dhe pikës 3, të nenit 11 të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe të vendimit nr. 502, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”, të ndryshuar,

URDHËROJ:

Zëvendësministrit të Brendshëm, z. Julian HODAJ, i ngarkohet të ndjekë, monitoroj, koordinoj me institucionet e varësisë, agjencitë autonome, drejtoritë në përbërje të ministrisë dhe të përgjigjet përpara ministrit mbi:

  • Procesin e reformës së sistemit të arsimit dhe trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm të punonjësve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme;
  • Procesin e vlerësimit kalimtar në institucionet e varësisë së Ministrisë së Brendshme;
  • Funksionimin dhe veprimtarinë e strukturës përkatëse për mbikqyrjen policore;
  • Bashkëpunimin me institucionet e sistemit të drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese në vend;
  • Kontrollin kufitar, hyrjen, qëndrimin, trajtimin dhe daljen e të huajve nga Republika e Shqipërisë;
  • Procesin e riorganizimit dhe modernizimit të shërbimeve në funksion të rritjes së sigurisë rrugore;
  • Procesin e modernizimit të shërbimeve në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë;

 

Zëvendësministrit të Brendshëm, zj. Romina KUKO, i ngarkohet të ndjekë, monitoroj, koordinoj me institucionet e varësisë, agjencitë autonome, drejtoritë në përbërje të ministrisë dhe të përgjigjet përpara ministrit mbi:

  • Masat në kuadër të procesit të Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;
  • Procesin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe shërbimet on-line;
  • Masat për rendin dhe sigurinë publike, policimin në komunitet dhe të drejtat e njeriut; (Ndjekja e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, Dhunës ndaj grave, masave për Mbrojtjen e të miturve);
  • Bashkëpunimin me institucionet e ngarkuara për zbatimin e masave në kuadër të luftës kundër trafikim it të qenieve njerëzore;
  • Veprimtarinë e institucioneve në nivel vendor në kuadër të zbatimit të Ligjit Nr. 107/2016. “Për Prefektin e Qarkut”, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe “Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore;
  • Zbatimin e Planit të Veprimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm;
  • Procesin e konsolidimit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri;
  • Agjendës së Komunikimit Publik të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë;

 

Zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort LAMALLARI, i ngarkohet të ndjekë, monitoroj, koordinoj me institucionet e varësisë, agjencitë autonome, drejtoritë në përbërje të ministrisë dhe të përgjigjet përpara ministrit mbi:

  • Objektivat dhe masat në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit;
  • Koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të objektivave dhe masave për rekuperimin e aseteve dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara;
  • Procesin e organizimit të strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit;
  • Procesin e organizimit dhe funksionimit të Institutit të Policisë Shkencore;
  • Procesin e organizimit dhe funksionimit të strukturave të krimit kompjuterik;
  • Programin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë;
  • Veprimtarinë e strukturave të ngarkuara me zbatimin e Planit të Veprimit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta;

 

Zëvendësministrit të Brendshëm, z. Andi MAHILA, i ngarkohet të ndjekë, monitoroj, koordinoj me institucionet e varësisë, agjencitë autonome, drejtoritë në përbërje të ministrisë dhe të përgjigjet përpara ministrit mbi:

  • Luftën kundër krimit ekonomik, korrupsionit dhe pastrimit të parave;
  • Ndjekjen e procedurave për fitimin, rifitim in dhe lënien e shtetësisë shqiptare;
  • Ndjekjen e procedurave për azilin në Republikën e Shqipërisë, përcaktimin e kushteve për integrimin e personave që kanë fituar status, si dhe pajisjen e tyre me dokumente identifikimi;
  • Emigracionin e paligjshëm dhe azil kërkimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit;
  • Organizimin dhe funksionimin e shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë;

 

Urdhri Nr. 27, i Ministrit – Fusha e veprimtarise së Zv.ministrave 19.01.2021