Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë – Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë ishte në qendër të takimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott. Në fokus të bisedës ishte intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore dhe narkotikëve, si dhe migracionit të parregullt.

Ministri Demo vlerësoi rëndësinë e dialogut dhe partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht përmes shkëmbimit të informacionit, forcimit të kapaciteteve profesionale dhe operacioneve të koordinuara.

“Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar mbetet i rëndësishëm për sigurinë e dy vendeve tona dhe të gjithë rajonit”, theksoi ministri Demo.