Ministria e Punëve të Brendshme

Ervin Demo ka lindur në Berat në vitin 1982. Prej shtatorit 2026 ai ushtron detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Përpara marrjes së detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, gjatë periudhës shtator 2025 – shtator 2026, Ervin Demo ka shërbyer si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ku është angazhuar në politikat e qeverisjes vendore, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe vendor, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në periudhën 2019 – 2025 ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit, ku është angazhuar në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje dhe zhvillimin e turizmit. Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Beratit në vitin 2019 dhe u rizgjodh në vitin 2023.

Gjatë viteve 2017 – 2018 ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012 – 2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në fushën e arsimit të lartë. Që prej vitit 2004 është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku është angazhuar në mësimdhënie dhe veprimtari akademike.

Ai ka kryer studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar studimet Bachelor në Administrim Biznesi në University of Westminster dhe Master në Menaxhim dhe Marketing në Kingston University. Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, Itali, në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Në vitin 2025, Ervin Demo u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun Berat.