Ministria e Punëve të Brendshme

Shpallet 1 vend vakant pune për Administrator të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me profil në Shkencat Ekonomike.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Miradministrimi dhe përdorimi sa më efikas, efektiv dhe ekonomik i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga organet e drejtësisë ose nga organet administrative, si dhe koordinimi, udhëzimi, mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të procedurave ligjore për administrimin e tyre.

KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E ADMINISTRATORIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA

a) njofton menjëherë organet dhe subjektet përkatëse për masën e sekuestrimit për pasuritë e regjistruara në regjistrat përkatës;
b) njofton gjykatën kur konstaton pasuri të tjera që mund të jenë objekt i sekuestrimit dhe për ekzistencën e të cilave është vënë në dijeni gjatë administrimit;
c) merr në administrim pasuritë e sekuestruara që i caktohen;
ç) nëse është e mundur, rrit vlerën e pasurisë që ka në administrim;
d) harton shkresat zyrtare dhe mban korrespondencën me institucionet dhe subjektet përkatëse për marrjen në administrim, menaxhimin dhe tjetërsimin e pasurive;
dh) paraqet kërkesat e nevojshme për ekzekutimin e masës së sekuestrimit dhe administrimin e pasurisë pranë prokurorisë, përmbarimit apo institucioneve të tjera;
e) harton raport të hollësishëm brenda 15 ditëve nga emërimi, për kryeadministratorin dhe autoritetin përkatës, duke njoftuar edhe prokurorin e çështjes;
f) harton raport për marrjen në administrim të pasurisë dhe njofton kryeadministratorin, autoritetin përkatës dhe prokurorin;
g) siguron informacione periodike për administrimin e pasurive, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës;
h) paraqet kërkesë për informim pranë prokurorisë dhe gjykatës 30 ditë para përfundimit të masës së sekuestrimit;
i) harton raportin tekniko-financiar brenda 90 ditëve nga vendimi përfundimtar i konfiskimit;
j) harton raport për pasuri të tjera të mundshme që lidhen me sekuestrimin dhe ia paraqet autoritetit përkatës dhe kryeadministratorit.

DETYRAT KRYESORE TË ADMINISTRATORIT

a) me marrjen e vendimit të gjykatës ose të urdhrit administrativ për sekuestrim/konfiskim, harton shkresat përkatëse për bashkëpunim institucional;
b) merr në administrim pasuritë sipas legjislacionit në fuqi (ligji nr. 34/2019 dhe ligji nr. 10192, të ndryshuar);
c) administrimi bëhet në prani të specialistit përkatës ose të një specialisti të administrimit ekonomik-financiar;
d) harton raportin e marrjes në administrim brenda 5 ditëve dhe njofton institucionet përkatëse;
e) paraqet kërkesa pranë institucioneve për administrimin e pasurisë;
f) paraqet raport brenda 15 ditëve nga emërimi për gjendjen e pasurisë;
g) brenda 30 ditëve ndjek procedurat për dhënien me qira;
h) bën njoftimet përkatëse për qiranë dhe përsërit publikimin të paktën një herë në muaj;
i) në rast problematikash gjatë administrimit, informon menjëherë prokurorin dhe gjykatën;

j) Kur pasuria jepet me qira:
i. ndjek zbatimin e kontratës;
ii. kryen kontrolle periodike në terren;
iii. merr masa për eliminimin e problemeve;
iv. kontrollon pagesat dhe shpenzimet;
v. propozon masa për mosshlyerje të qirasë;
vi. propozon ulje çmimi kur është e nevojshme;
vii. kërkon deklaratë nga qiramarrësit që nuk kanë lidhje me subjektet e sekuestruara.

k) verifikon listën e punonjësve dhe kërkon deklarata përkatëse;
l) në rast revokimi, organizon dorëzimin e pasurisë dhe mbylljen e dosjes;
m) raporton çdo tre muaj te prokurori;
n) bashkëpunon me institucionet përmes kryeadministratorit;
o) nuk kryen veprime juridike të jashtëzakonshme pa autorizim;
p) zbaton detyra të tjera sipas rregullores së brendshme.

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT

Kriteret e përgjithshme:

a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe;
ç) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) të mos jetë larguar nga detyra ose të mos i jetë hequr licenca, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore.

Kriteret specifike:

a) diplomë në shkencat ekonomike;
b) të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare dhe të ketë kualifikime profesionale, të nevojshme për administrimin e kujdesshëm të pasurive të sekuestruara;
c) të ketë të paktën 3 vite përvojë profesionale me kohë të plotë, pas përfundimit të studimeve, në fushën e administrimit të shoqërive tregtare, kontabilitetit, jurisprudencës, dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, ose, përjashtimisht, në fusha të tjera të posaçme që mund të jenë të nevojshme për shkak të nevojës për të administruar pasuri të caktuara. Për qëllime të kësaj pike, eksperienca në fushën e administrimit të shoqërive tregtare përfshin punën në pozicionin e administratorit të një shoqërie tregtare, drejtor departamenti ose drejtorie i cili, nëpërmjet punës së tij, ka pasur mundësi të ndikojë në procesin vendimmarrës të shoqërisë si dhe çdo eksperiencë pune në sektorin publik që ka kontrolluar ose mbikëqyrur veprimtarinë e shoqërive tregtare. Eksperienca e punës në administrimin e pasurive të paluajtshme përfshin çdo pozicion pune në drejtoritë ose sektorët e shërbimeve mbështetëse të institucioneve publike, që ka pasur përgjegjësi në administrimin e pasurive publike si dhe çdo eksperiencë pune në sektorin privat që ka qenë përgjegjës për administrimin e pasurive të paluajtshme të shoqërisë përkatëse;

d) të mos ketë qenë ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues apo administrator i një shoqërie, për të cilën janë hapur procedurat e falimentimit dhe/ose të një banke/dege të një banke të huaj të vendosur në likuidim në pesë vitet e fundit. Afati 5-vjeçar fillon nga data e vendimit të organit kompetent për hapjen e procedurave të falimentimit ose të likuidimit;

e) të mos ketë qenë në pesë vitet e fundit ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, administrator i një shoqërie, për të cilën janë vendosur procedurat e sekuestrimit ose të konfiskimit, në kuadër të një procedimi penal ose administrativ. Afati 5- vjeçar fillon nga data e njoftimit të aktit nga organi kompetent për vendosjen e procedurave të sekuestrimit ose konfiskimit;
f) të mos ketë pasur në 5 vitet e fundit pozicione drejtuese apo kontrolluese në një shoqëri tregtare ose institucion financiar, të cilit i është hequr e drejta për të ushtruar një veprimtari të caktuar tregtare brenda apo jashtë vendit.

DOKUMENTACIONI DHE PROCEDURA:

Aplikantët duhet të dorëzojnë deri në 30 qershor 2026, në protokollin e AAPSK:

  1. CV dhe letër motivimi;
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të ciklit të dytë, së bashku me listën e notave;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim shëndetësor;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Dëshmi penaliteti;
  8. Fotokopje e lejes së drejtimit të automjetit.

AAPSK brenda datës 5 korrik 2026, bën verifikimin paraprak të dosjeve të aplikantëve nëse plotësojnë kriteret specifike, të përcaktuara në urdhër. Në përfundim të këtij afati, AAPSK shpall në ambientet e tij dhe në faqen zyrtare, listën e kandidatëve që plotësojnë këto kritere për t’iu nënshtruar konkursit, duke i renditur ata sipas rendit alfabetik.

Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret specifike, njoftohen nga Komisioni i “Ad-Hoc” dhe kanë të drejtë të paraqiten pranë kësaj Agjencie, për t’u njohur me arsyet e moskualifikimit. Ata mund të ankohen në AAPSK brenda 5 ditëve nga shpallja e listës. AAPSK duhet të kthejë përgjigje të arsyetuar brenda 2 ditëve pune.

Vlerësimi bazohet në:
a) CV dhe letër motivimi (10 pikë)
b) Testim me shkrim (40 pikë)
c) Intervista e strukturuar me gojë (50 pikë)

Zhvillimi i testimit dhe intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 15 korrik 2026, në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Lista e kandidatëve fitues të renditur me mbi 70 pikë shpallet në faqen zyrtare dhe në ambientet e AAPSK.

Kandidatët që nuk janë shpallur fitues, kanë të drejtë të ankohen me shkrim pranë AAPSK, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit.

Njoftim

Në përfundim të verifikimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve, kandidat i kualifikuar është z. Mario Hako.

Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohen në datë 02.07.2026, ora 11:00, pranë ambienteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

– Ligjin nr. 10192, dt. 3.12.2009 , i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”;

– Ligjin nr. 34/2019, i ndryshuar, “Për Administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”;

– Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;

– Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;

– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.