Ministria e Punëve të Brendshme

Elbasan – Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur krijimin dhe funksionalizimin e laboratorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shkollën e Bashkuar “11 Dëshmorët”, në Labinot Katund, përmes dhurimit të pajisjeve teknologjike dhe materialeve të nevojshme.

Kjo nismë është pjesë e angazhimit të AAPSK-së për ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në funksion të interesit publik dhe përfitimit të komunitetit.

Mbështetja synon përmirësimin e infrastrukturës mësimore, krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit edukativ dhe pajisjen e nxënësve me aftësi digjitale, të domosdoshme për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes.

Përmes nismave të tilla, AAPSK vijon të promovojë një model administrimi ku pasuritë e konfiskuara rikthehen në shërbim të qytetarëve, duke u shndërruar në investime konkrete në arsim, dije dhe zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve.

#OneStepCloser