Ministria e Brendshme

Lundroni në këtë Seksion

Diplomuar në Akademinë e Sigurisë, Tiranë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, për Drejtësi, si dhe përfunduar studimet postmaster “Mbi sigurinë”. Ka kryer një sërë kualifikimesh në fushat e drejtimit dhe menaxhimit operacional në strukturat e sigurisë publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, politikat e sigurisë, Policimit në Komunitet, etj.

Mban titullin “avokat”, që nga viti 2008.

Z. Dervishi vjen nga një eksperiencë e gjatë pune në strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në menaxhimin operacional dhe burimet njerëzore. Ka kualifikim të gjerë në fushat e sigurisë publike dhe juridike. Ka marrë pjesë dhe referuar në disa konferenca shkencore, si edhe është autor i një sërë artikujsh e botimeve shkencore të këtyre fushave.

Në periudhën 2016 – 2021 ka qenë kërkues shkencor, në Qendrën Kërkimore Shkencore dhe pedagog, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.

Është aktiv edhe ruan një profil të lartë në angazhimet shoqërore, si në organizatën ku punon, ashtu edhe në komunitet apo organizimet e lira shoqërore.

Në periudhën 2018 – 2021, ka qenë i zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (International Police Association – IPA) – Seksioni Albania.

Ruan një profil të lartë edhe në marrëdhëniet me publikun dhe veçanërisht në përmbushjen e përgjegjësive të strukturave shtetërore në lidhje me respektimin e të drejtave të punonjësve e familjeve të atyre, që bien në krye të detyrës apo gëzojnë statusin e Dëshmorit të Atdheut.

Prej nëntor 2021 mban pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Brendshëm, për Edukimin dhe Trajnimin, në fushën e Sigurisë Publike.

Fushat kryesore të portofolit:

– Monitorimi i politikave për rritjen e profesionalizmin në fushën e sigurisë publike përmes procesit të edukimit e trajnimit të vazhdueshëm;

– Koordinimi i procesit të reformës për arsimin dhe trajnimin në fushën e sigurisë publike.

Fushat shtesë të portofolit:

– Administrimi dhe ndjekja e korrespondencës drejtuar Ministrit të Brendshëm;

– Koordinimi i marrëdhënieve me familjet e punonjësve të rënë në krye të detyrës dhe Dëshmorëve të Atdheut, të cilët kanë qenë pjesë e strukturave të vartësisë të Ministrisë së Brendshme.

Ka njohuri të mira të gjuhës frënge.

Kontakt: e-mail: bilbil.dervishi@mb.gov.al | tel.: +355(0)42247868

FORMULARI I VETËDEKLARIMIT