Ministry of Internal Affairs

Navigate to this Section

Bilbil Dervishi është diplomuar në Akademinë e Sigurisë, Tiranë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, për Drejtësi, si dhe përfunduar studimet postmaster “Mbi sigurinë”. Ka kryer një sërë kualifikimesh në fushat e drejtimit dhe menaxhimit operacional në strukturat e sigurisë publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, politikat e sigurisë, Policimit në Komunitet, etj.

Z. Dervishi vjen nga një eksperiencë e gjatë pune në strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në menaxhimin operacional dhe burimet njerëzore. Ka kualifikim të gjerë në fushat e sigurisë publike dhe juridike. Ka marrë pjesë dhe referuar në disa konferenca shkencore, si edhe është autor i një sërë artikujsh e botimeve shkencore të këtyre fushave.

Në periudhën 2016–2021 ka qenë kërkues shkencor, në Qendrën Kërkimore Shkencore dhe pedagog, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.

Është aktiv në angazhimet shoqërore, si në organizatën ku punon, ashtu edhe në komunitet apo organizimet e lira shoqërore. Ruan një profil të lartë edhe në marrëdhëniet me publikun dhe veçanërisht në përmbushjen e përgjegjësive të strukturave shtetërore në lidhje me respektimin e të drejtave të punonjësve e familjeve të atyre, që bien në krye të detyrës apo gëzojnë statusin e Dëshmorit të Atdheut.

Fushat kryesore të portofolit janë monitorimi i politikave për rritjen e profesionalizmin në fushën e sigurisë publike përmes procesit të edukimit e trajnimit të vazhdueshëm, koordinimi i procesit të reformës për arsimin dhe trajnimin në fushën e sigurisë publike, administrimi dhe ndjekja e korrespondencës, si dhe koordinimi i marrëdhënieve me familjet e punonjësve të rënë në krye të detyrës dhe Dëshmorëve të Atdheut, të cilët kanë qenë pjesë e strukturave të varësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në periudhën 2018–2021, ka qenë i zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (International Police Association – IPA) – Seksioni Albania.

Mban titullin Avokat, që nga viti 2008. Ka njohuri të mira të gjuhës frënge.

Kontakt: e-mail: bilbil.dervishi@mb.gov.al | tel.: +355(0)42247868

FORMULARI I DEKRIMINALIZIMIT