Ministria e Punëve të Brendshme

Misioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ministria e Brendshme ka për mision hartimin, zbatimin dhe zbërthimin e strategjive dhe politikave të punëve të brendshme, në përputhje me programin politik të Qeverisë. Ministria është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e punëve të brendshme. Ministria ushtron veprimtarinë e saj sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Fusha e përgjegjësisë shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
2. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për zbatimin e politikës së punëve të brendshme në Republikën e Shqipërisë, është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike, duke hartuar e duke zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore në çështjet e punëve të brendshme.
3. Ministria e Punëve të Brendshme ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, kryesisht, por jo vetëm, në fushat e përgjegjësisë shtetërore të:
a) rendit dhe sigurisë publike;
b) luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore;
c) menaxhimit të integruar të kufirit dhe migracionit;
ç) azilit dhe shtetësisë;
d) antiterrorit dhe ekstremizmit të dhunshëm;
dh) administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi;
e) veprimtarisë së prefektit të qarkut;
ë) shërbimeve të gjendjes civile;
f) hartimit të politikave, koordinimit dhe mbikëqyrjes së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri;
g) parandalimit, mbrojtjes, mbikëqyrjes dhe kontrollit/inspektimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e tokës/territorit, ajrit, ujërave dhe pyjeve nga ndotja, dëmtimet apo ndërhyrje të kundërligjshme të çfarëdo lloji.
4. Vendimi nr.604, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
5. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

DECISION 

ON THE DETERMINATION OF THE FIELD OF STATE RESPONSIBILITY OF THE MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS

Pursuant to Article 100 of the Constitution and point 2 of Article 5 of Law no. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, upon the proposal of the Prime Minister, the Council of Ministers

DECIDED:

1. Approval of the mission and the field of state responsibility of the Ministry of Interior, according to the provisions of this decision.

2. The Ministry of Interior is responsible for the implementation of internal affairs policy in the Republic of Albania, is the organizational and professional apparatus that serves the public interest with impartiality, by applying the legislation in force, providing public services, and drafting and implementing general state policies on internal affairs matters.

3. The Ministry of Interior exercises its activity, in accordance with the relevant legislation, primarily, but not limited to, in the areas of state responsibility of:

a. public order and security;

b. the fight against organised crime and trafficking in human beings;

c. integrated border and migration management;

ç. asylum and citizenship;

d. counterterrorism and violent extremism;

dh. administration of property seized and confiscated from crime;

e. the activity of the prefect of the county;

ë. the activity of the district prefect;

f. civil status services;

g. drafting of policies, coordination and supervision of the fire protection service; (gj) the activity of the central purchasing body, by authorization of the Council of Ministers;

gj. prevention, protection, supervision, and control/inspection of the implementation of the legislation in force for the protection of land/territory, air, waters, and forests from pollution, damage, or unlawful interventions of any kind.

4. Decision no. 604, dated 20.10.2021, of the Council of Ministers, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”, as amended, is repealed.

5. The Ministry of Internal Affairs is charged with the implementation of this decision.

PRIME MINISTER

Edi Rama