Ministria e Punëve të Brendshme

Budva, Mali i Zi – Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Silva Caka, kryesoi delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Forumin Ministror BE – Ballkani Perëndimor, me fokus sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Diskutimet u përqendruan te menaxhimi i migracionit, azilit e kufijve, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe përballja me krimin kibernetik, mashtrimet online dhe format e reja të krimit të organizuar.

Shqipëria vijon angazhimin në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian, duke forcuar bashkëpunimin me vendet e BE-së dhe përafrimin me standardet dhe politikat evropiane në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Rruga drejt anëtarësimit në BE kërkon angazhim të vazhdueshëm, reforma konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë, me synimin për të ndërtuar institucione më të forta dhe një siguri të përbashkët.