Ministria e Punëve të Brendshme

NJOFTIMI – Një mbështetje konkrete për punonjësit që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së vendit. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur shpalljen për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike, për blerjen e banesës.

Në kuadër të këtij programi, për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë në dispozicion 70 kuota.

Programi synon të ofrojë një mbështetje konkrete për punonjësit e strukturave publike, duke lehtësuar mundësinë e tyre për të përfituar kredi për strehim me 0% interes.

“Sepse pas uniformës janë njerëz, familje dhe sakrifica të përditshme”, shprehet ministri Lamallari, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes ndaj punonjësve që kontribuojnë çdo ditë për sigurinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Punonjësit e strukturave të sigurisë që plotësojnë kriteret e përfitimit mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania, deri në 25 shtator 2026.