Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme informon të rinjtë e interesuar se është hapur zyrtarisht Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një mundësi e rëndësishme për zhvillim profesional dhe fitim eksperience në administratën publike.

Programi u drejtohet të rinjve të moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në programe studimi të ciklit të parë (Bachelor) ose të ciklit të dytë (Master), duke u ofruar mundësinë për të kryer një praktikë pune pranë institucioneve publike.

Përfitimet e programit:

– Praktikë pune 3-mujore;

– Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;

– Program trajnimi i zhvilluar nga ASPA;

– Mundësi për punësim me kontratë pune 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Afati i aplikimit

Aplikimet pranohen deri më 16 gusht 2026.

Si të aplikoni?

Aplikimi kryhet vetëm online në platformën zyrtare të programit:

🔗 Platforma e Praktikave të Punës – Kliko

Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit, procedurat, dokumentacionin e nevojshëm dhe detajet e programit, vizitoni faqen zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Mos e humbisni këtë mundësi për të fituar përvojë profesionale dhe për t’u bërë pjesë e administratës publike!