Znj. Suzana Hoxha prej shtatorit 2024 mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë dhe mban titullin Jurist dhe Avokate e licencuar. Ka kryer studime pasuniversitare në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare, në Politikat e Administrimit Publik, si dhe një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për fushën Ekzekutive dhe Administratën Publike.
Znj. Hoxha ka eksperiencë të gjatë në Administratën Publike; ajo ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Ndërtimit, pranë ish-Ministrisë së Punëve Publike; Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë si dhe në institucione të pavarura.
Prej disa vitesh ka punuar në Avokaturën e Shtetit ku ka ushtruar detyrën e Kryetares së Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit në Durrës, në Tiranë dhe më pas detyrën e Avokatit të Shtetit, pranë Kryeministrisë. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Huamarrjes në Tregun e Brendshëm, të Drejtorit të Administrimit të Pronës Shtetërore , pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Znj. Hoxha, së fundmi, ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Konkakt: Suzana.hoxha@mb.gov.al