Ministria e Punëve të Brendshme

Ervin Demo, i lindur në Berat në vitin 1982, prej 18 shtatorit 2026 ushtron detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Para këtij emërimi, nga shtatori 2025 deri në shtator 2026, z. Demo ka shërbyer si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Në periudhën 2019–2025, ai ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit, ku u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e turizmit.

Më herët, gjatë viteve 2017–2018, ai ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012–2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij është e lidhur ngushtë me arsimin e lartë. Që prej vitit 2004, ai është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Z. Demo ka kryer studimet e larta në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklet Bachelor dhe Master. Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, Itali, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.