Ministria e Punëve të Brendshme

Shpallen 2 vende tё lira pune në Agjencinë e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë

Në mbështetje të ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Rregullores së Brendshme, të miratuar me Urdhrin nr. 384, datë 30.04.2019, të Ministrit të Brendshëm “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”, Vendimit tё Këshillit tё Ministrave nr. 1008 dt. 25.11.2020 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë”, Manualit “Për përcaktimin e kritereve të veçanta, rregullave dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune Agjencinë e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë”, i miratuar me nr. 1441 Prot., datë 17.03.2021, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 1 datë 12.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë”, Vendimit tё Këshillit tё Ministrave Nr. 325, datë 31.5.2023Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, i ndryshuar, Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë (AHPVSH) shpall 2 (dy) vende të lira pune, si vijon:

 

1. Vend pune “Specialist” IV-1 në Sektorin e Kritereve Teknike, Rregullave dhe Standardeve të Programeve të Veçanta të Shtetësisë, në AHPVSH.

Përshkrimi përgjithësues i punës për vendin e punës:

Specialisti i Sektorit të Kritereve Teknike, Rregullave dhe Standardeve të Programeve të Veçanta të Shtetësisë përgjigjet përpara Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë për hartimin me cilësi të kritereve, akteve rregullatorë, si dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin në fuqi, si dhe:

  • Përgatit kriteret teknike të programeve të veçanta;
  • Përgatit kriteret teknike për fitimin e shtetësisë;
  • Përgatit rregulla specifike të kontrollit të veçantë dhe të pastërtisë së figurës në standardet më të larta të kontrollit;
  • Harton, implementon dhe administron programet e veçanta;
  • Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të fushës së arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit për hartimin e programeve të veçanta me interes kombëtar;
  • Kryen çdo detyrë tjetër që nuk bie ndesh me kompetencat e institucioneve të tjera shtetërore në përmbushje të misionit të saj.

 

2. Vend pune “Specialist” IV-1 në Sektorin e Administrimit dhe Zbatimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë, në AHPVSH.

Përshkrimi përgjithësues i punës për vendin e punёs:

Specialisti i Sektorit te Administrimit dhe Zbatimit tё Programeve tё Veçanta tё Shtetësisë përgjigjet përpara Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Hartimit të Programeve të Vecanta të Shtetësisë për procesin e administrimin dhe zbatimin e Programeve të veçanta, rregullave specifike të kontrollit të veçantë dhe të pastërtisë së figurës në standardet më të larta, për Shtetësinë, si dhe:

  • Implementon dhe administron programet e veçanta te shtetësisë.
  • Ndihmon ne përgatitjen e kritereve teknike të programeve të veçanta.
  • Ndihmon ne përgatitjen e kritereve teknike për fitimin e shtetësisë.
  • Ndihmon ne përgatitjen e rregullave specifike të kontrollit të veçantë dhe të pastërtisë së figurës në standardet më të larta të kontrollit.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që nuk bie ndesh me kompetencat e institucioneve të tjera shtetërore në përmbushje të misionit të saj.
  • Jep asistencë juridike, kur i kërkohet.

 

  • Kriteret pёr plotësim nga kandidatёt pёr tё dyja vendet e punёs janё tё njёjta:

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë integritet të lartë profesional e moral;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
  • Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

Kritere të posaçme:

Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për vendin e punёs përkatës:

Arsimi: Të zotërojë një diplomë të nivelit minimal ¨Master Profesional¨ në Shkenca Juridike, ose Shkenca Ekonomike, ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, ose të barazvlefshme me to.

Përvoja: Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në profesion.

Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Kandidati do të intervistohet në lidhje me:

  • Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e punëdhënësit e punëmarrësit;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 113/2020 “Për Shtetësinë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi VKM-në nr. 1008 dt. 25.11.2020 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë”,
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 79/2021 “Për të Huajt”.
  • Njohuri mbi VKM-në nr. 135, datë 6.3.2024 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave të kërkesës, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës dhe sportit”, i ndryshuar.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Kandidati duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë për punësim;
  • Jetëshkrim;
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose të barasvlershme;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID) ose të barasvlershme;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë-deklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vetë-deklarim të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike.

Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht kandidatin.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 02.07.2025 në adresën e e-mailit: ministria.brendshme@mb.gov.al

Verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga kandidati do të realizohet brenda datës 07.07.2025, nga Komsioni “Ad-Hoc”, dhe do të procedohet me njoftimin për kandidatët të cilët nuk janë kualifikuar duke përcaktuar edhe arsyet.

Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet në Ministrinë e Brendshme, adresa: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001, Tiranë.

Intervista do të zhvillohet brenda datës 14.07.2025. Komisioni “Ad-Hoc” do të njoftojë kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e intervistës për datën dhe orën e saktë.

(Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin/eksperiencën/pastërtinë e figurës dhe 50 pikë për intervistën me gojë), pikët për kualifikim janë mbi 70 pikë.

 

Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, do të bëhet nëpërmjet numrit të telefonit ose adresës së postës elektronike.

Shpallja e fituesit do të realizohet brenda 7 ditëve punë nga përfundimi i intervistës.

Ankimi bëhet brenda 2 ditëve nga marrja e njoftimit.