Ministria e Punëve të Brendshme

Kroaci – Diskutime të frytshme në Zagreb, në kuadër të Konferencës së Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut, ku shtetet pjesëmarrëse nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për pengimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj nënvizoi në fjalën e tij se “Shqipëria ka arritur rezultate konkrete pozitive dhe është plotësisht e angazhuar në frenimin e migracionit të paligjshëm dhe ndjekjen, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që nxisin e shfrytëzojnë kontrabandimin e qenieve njerëzore drejt vendeve të Bashkimit Europian”

Forumi i Salzburgut, si një platformë sigurie e vendeve të Europës Qendrore, bazohet në iniciativën e Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë dhe vlerëson kontributin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për trajtimin e fenomeneve të rëndësishme të sigurisë publike.