Ministria e Brendshme
Shkup, Maqedoni e Veriut – Mbahet Konferenca dy ditore Rajonale, mbi Dhunën me Bazë Gjinore në Konteksin e Migracionit
Konferenca u organizua nga nisma rajonale #MARRI, nën Presidencën e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësisë Ndërkombêtare, Hilfswerk, Sarajevë.
Përfaqësuesit e palës shqiptare theksuan arritjet në tërësi dhe Ministrisë së Brendshme posaçërisht, si Ministria lider në fushën e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut të qenieve njerëzore.
Ndër to veçohen:
️ Hartimi dhe zbatimi i legjislacionit;
️ Strategjitë kombëtare & planet e veprimit;
️ Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Këto arritje janë jo vetëm në përmbushje të detyrimeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe për të rikonfirmuar vullnetin në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, sikurse për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël të migrantëve.