Tiranë – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0 % Interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të Administratës Publike.
Aplikimet për trajtim me kredi të lehtësuar hapen për 90 punonjës të Ministrisë së Brendshme.
Ato ndahen në 25 kuota për punonjës të Policisë së Shtetit, 15 kuota për punonjës të Gardës së Republikës, 10 kuota për punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si dhe 40 kuota për punonjësit e tjerë të aparatit të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.







Aplikimet janë të hapura deri në 11 prill 2025.