Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në RSH”, të ndryshuar; të nenit 19, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; të Rregullores së Brendshme, të miratuar me urdhrin nr. 42, datë 05.04.2023, të Ministrit të Brendshëm, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”; të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 6839, datë 14.06.2023,“Për miratimin e udhëzuesit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Ministria e Brendshme shpall 1 (një) vend vakant:
- Punonjës Pastrimi në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Brendshme.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:
- Të pastrojë dhe të mirëmbajë nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve të godinës që janë në administrim të Ministrisë;
- I përgjigjet kërkesave shtesë të punonjësve për sa i përket pastrimit;
- Të mbajë të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
- Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori.
- Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë një figurë të pastër morale;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
- Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike.
Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:
Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin 8/9 vjeçar.
Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:
- Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e
punëdhënësit e punëmarrësit;
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e vendit të punës;
- Përvojën e tyre të mëparshme.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë për punësim;
- Jetëshkrim;
- Fotokopje të dëftesës së shkollës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mësipër, duhet të bëhet brenda datës 15.01.2025, në Ministrinë e Brendshme, në adresën: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.
Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 24.01.2025, në Ministrinë e Brendshme.