Ministria e Punëve të Brendshme

Replikat e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Agron Shehaj, në seancën plenare:

Z. Bardhi, më dëgjo, i nderuar deputet, në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që unë kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recidivist, përsëritës, gënjeshtar. E dyta, ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon, kjo është shumë e vërtetë. Policia e Shtetit ka bërë detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty, po sillej drejt institucioneve Kushtetuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti Kuvendin.

I nderuar z. Shehaj,

në lidhje me informacionin që kërkuat, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore dhe Autoritete Portuale, po ekzekuton urdhrin dhe vendimin e marrë nga kjo Prokurori. Shumë shpejt kontejnerët do të zbresin në hapësirë publike, po krijohen kushtet dhe mundësia sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit.