Ministria e Punëve të Brendshme

Kërkesë për fitim shtetësie

Shërbimi elektronik “Kërkesë për fitim shtetësie” u mundëson shtetasve të huaj, me banim brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për të fituar shtetësi shqiptare. Për të aplikuar për fitim shtetësie, i huaji me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë paraqitet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, me kusht që i huaji të ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në kohën e aplikimit, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, në territorin ku i huaji ka vendosur vendbanimin.

Shtetasit të huaj i lind e drejta për të kërkuar shtetësinë shqiptare me natyralizim kur plotësohen kushtet:

a. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Llogaritja bëhet në ditën e bërjes së kërkesës;

b. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet;

c. Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme;

ç. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhen në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike;

d. Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe;

dh. Dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.

Kategoritë për të cilat mund të dërgohet aplikimi janë:

1. Kërkesë për fitim të shtetësisë me origjinë;

2. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm:

3. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga i huaji mbi 18 vjeç me qëndrim të rregullt në Republikën e Shqipërisë;

4. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga persona pa shtetësi.

Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar;

a. Kërkesë për fitim të shtetësisë me natyralizëm nga i huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësinë shqiptare;

b. Kërkesë për fitim të shtetësisë i fëmijës së dy prindërve që kanë fituar shtetësinë shqiptare me natyralizëm;

c. Kërkesë për fitim të shtetësisë i fëmijës së një prindi që ka fituar shtetësinë shqiptare me natyralizëm;

ç. Kërkesë për fitim të shtetësisë me birësim;

d. Kërkesë për fitim të shtetësisë nga refugjatet, apo persona me mbrojtje plotësuese.

Kërkesë për lënie shtetësie

Shërbim elektronik “Kërkesë për lënie shtetësie” u mundëson qytetarëve me shtetësi shqiptare të bëjnë një kërkesë për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se ata kanë fituar ose u është garantuar një shtetësi tjetër.

Shtetasi shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare vetëm nëse plotësohen njëri nga kushtet vijuese:

a. Të ketë një shtetësi tjetër;

b. Të ketë fituar një shtetësi tjetër;

c. T’i jetë garantuar dhënia e një shtetësie tjetër nga organet kompetente të shtetit të huaj.

Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, kurse përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Brendshme.

Aplikimi për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare është individual, pra bëhet nga vetë personi që kërkon të heqë shtetësinë ose nga një person i afërm i autorizuar me prokurë. Përjashtim lidhur me këtë bëjnë të miturit deri në moshën 14 vjeç, për të cilët aplikojnë prindërit e tyre. Kurse për fëmijët e moshës 14 deri 18 vjeç, aplikimi është individual, por duhet shoqëruar nga deklaratat noteriale aprovuese të dy prindërve. Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.

Kategoritë për të cilat mund të dërgohet aplikimi:

1. Kërkesë për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për personat mbi 18 vjeç;

2. Kërkesë për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për personat nën 14 vjeç;

3. Kërkesë për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për personat nga 14 – 18 vjeç.

Kërkesë për rifitim shtetësie 

Shërbimi elektronik “Kërkesë për rifitim shtetësie” u mundëson shtetasve të huaj, me banim brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkesë për të rifituar shtetësinë shqiptare.

Për të aplikuar për rifitim shtetësie, kërkuesi me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë paraqitet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, me kusht që kërkuesi të ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në kohën e aplikimit, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin, ku i huaji ka vendosur vendbanimin.

Shtetasit të huaj i lind e drejta për të kërkuar shtetësinë shqiptare me natyralizim kur plotësohen kushtet vijuese:

a. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Llogaritja bëhet në ditën e bërjes së kërkesës;

b. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme për jo më pak se 5 vjet;

c. Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme;

ç. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike;

d. Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe;

dh. Dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.

Dy kategoritë për të cilat mund të dërgohet aplikimi:

a. Ish-shtetas shqiptar, që nuk ka fituar shtetësi tjetër;

b. Ish-shtetas shqiptar, që ka fituar shtetësi tjetër.