
Besfort Lamallari
Zëvendësministër
Lundroni në këtë Seksion
Besfort Lamallari është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017.
Ai ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër.Ai ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009.
Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.
Më herët ka ndjekur studimet pas-universitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”.
Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës.
Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.
Njëkohësisht, ai ka punuar si konsulent i jashtëm për organizma ndërkombëtare, përfshi Këshillin e Europës, OSBE-në, Projektin e BE-së IPA 2010 për “Zhvillimin e Burimeve Njerëzore”, etj.
Në prill 2017, mori detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme, për çështje të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogave, radikalizmit dhe terrorizmit.
Ai ka përfaqësuar Kabinetin e Ministrit të Brendshëm në takimet dhe komunikimet me UNODC, Europol, Qendrën Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Narkomanisë (EMCDDA), FRONTEX dhe Kolegjin e Policisë Europiane (CEPOL).
Flet rrjedhshëm anglisht dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane.
Konkakt: Besfort.Lamallari@mb.gov.al