Ministria e Punëve të Brendshme

Znj. Kledia Ngjela është juriste me përvojë të konsoliduar në administratën publike dhe në ushtrimin e profesionit të avokatisë.

Që prej Tetorit 2025, ajo ushtron detyrën e Sekretares së Përgjithshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Më herët, ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Drejtore e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka drejtuar dhe koordinuar proceset administrative, ligjore dhe institucionale.

Ajo ka ushtruar gjithashtu profesionin e avokates, me fokus në të drejtën administrative dhe publike.

Znj. Ngjela është e diplomuar për Drejtësi dhe ka një Master në Studime Europiane në Universitetin e Tiranës, me ekspertizë në përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane.

Kontakt:  Paradhoma.SP@mb.gov.al