LEJE QËNDRIMI PËR MOTIVE TË BASHKIMIT FAMILJAR (i të huajit me shtetas shqiptar)
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 40):
Leja e qëndrimit për motiv familjar lëshohet me afat jo më shumë se një vit për herë të parë (nëse nuk është përcaktuar ndryshe në marrëveshje apo në ligj) dhe ripërtërihet për një periudhë dyvjeçare. Ky përcaktim për bashkëshortin/en e një shtetasi/e shqiptar/e vlen edhe për të miturin, i cili nuk është i martuar dhe për të cilin i huaji është kujdestar ligjor.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për motiv të bashkimit familjar është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për bashkim familjar, kur jepet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM nr. 858/2021, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për motive të bashkimit familjar D/BF.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për motive bashkim familjar me shtetas shqiptar:
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të shtetasit shqiptar;
- Certifikata familjare dhe/ose e martesës, ku të tregohet sipas rastit lidhja me ftuesin;
- Dëshmia e burimeve financiare të mjaftueshme vetëm për ftuesit e huaj për përballimin e jetesës brenda standardeve në Shqipëri, pa iu drejtuar skemës së ndihmës ekonomike (vetëm për bashkim familjar për partnerë civilë);
- Deklarata noteriale për bashkëjetesë për bashkim familjar për partnerë civilë;
- Dokumenti ku vërtetohet dhënia e pëlqimit të prindit tjetër kur kërkohet bashkimi familjar vetëm i të miturit/miturve;
- Dokumenti që vërteton se ka sigurim shëndetësor për vete dhe familjen e tij për të cilën kërkon bashkim familjar.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR MOTIVE TË BASHKIMIT FAMILJAR (i të huajit me anëtarët e familjes)
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 41)
I huaji, i pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, pajiset me leje qëndrimit për bashkim familjar për herë të parë për një periudhë kohe 1-vjeçare, e ripërtëritshme. Leja e qëndrimit për këtë motiv nëse plotëson kushtet e mëposhtme:
- anëtarët e familjes së tij ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- është i pajisur me leje qëndrimi me afat së paku 1-vjeçar në Republikën e Shqipërisë dhe ka mundësi ta ripërtërijë lejen në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij ligji;
- garanton burime të qëndrueshme të të ardhurave financiare për të mbajtur veten dhe familjen e tij, pa iu drejtuar skemës së ndihmës ekonomike.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për motiv të bashkimit familjar është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Dokument që provon dëshmi të burimeve të mjaftueshme financiare për jetesën në Republikën e Shqipërisë, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
6. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për bashkim familjar, kur aplikohet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për motive të bashkimit familjar D/BF.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për motive bashkim familjar me shtetas të huaj:
- Fotokopja e lejes së qëndrimit të familjarit ftues (në rastin kur ftuesi është shtetas i huaj);
- Certifikata familjare dhe/ose e martesës, ku të tregohet sipas rastit lidhja me ftuesin;
- Dëshmia e burimeve financiare të mjaftueshme vetëm për ftuesit e huaj për përballimin e jetesës brenda standardeve në Shqipëri, pa iu drejtuar skemës së ndihmës ekonomike;
- Deklarata noteriale për bashkëjetesë;
- Dokumenti ku vërtetohet dhënia e pëlqimit të prindit tjetër kur kërkohet bashkimi familjar vetëm i të miturit/miturve;
- Dokument që vërteton se ka sigurim shëndetësor për vete dhe familjen e tij për të cilën kërkon bashkim familjar.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
I huaji që kërkon të pajiset me leje qëndrimi, brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali E-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR MOTIVE TË BASHKIMIT FAMILJAR TË REFUGJATIT
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt”, (neni 43):
Për anëtarët e familjes së refugjatit, që gëzojnë të drejtën e bashkimit familjar, zbatohen dispozitat e legjislacionit në fuqi për azilin.
Autoriteti përgjegjës rajonal për kufirin dhe migracionin, mbi bazën e kërkesës nga autoriteti shtetëror për shtetësinë dhe refugjatët, pajis anëtarin e familjes së refugjatit me leje qëndrimi.
Ligji nr. 10/2021 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, (neni 71):
Procedura, kriteret, dokumentacioni për aplikimin për këtë motiv qëndrimi:
1. Kërkesa për bashkim familjar paraqitet pranë autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët nga refugjati ose personi me statusin e mbrojtjes plotësuese.
2. Refugjati ose personi me statusin e mbrojtjes plotësuese paraqet kërkesën për bashkim familjar pranë autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët, duke plotësuar formularin e veçantë të kërkesës, vetëm nëse ka qëndruar në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë që nuk i kalon 2 (dy) vjet, përpara se anëtarët e familjes së tij të bashkohen me të.
*Në rastin e paraqitjes së kërkesës për bashkim familjar, kërkuesi duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a) të sigurojë strehim në kushte normale jetese, sipas standardeve për shëndetin dhe sigurinë;
b) të garantojë sigurimin shëndetësor për vete dhe familjen e tij;
c) të garantojë burime të qëndrueshme të ardhurash financiare për të siguruar veten dhe familjen e tij, pa iu drejtuar skemës së sigurimeve shoqërore apo pa qenë në ngarkim të buxhetit të shtetit.
*Përjashtimisht, refugjatit nuk i kërkohet të plotësojë kushtet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni kur kërkesa për bashkim familjar dorëzohet brenda një periudhe prej 3 (tre) muajsh pas marrjes së statusit vetëm për anëtarët e mëposhtëm të familjes:
a) bashkëshortit të refugjatit;
b) fëmijët e refugjatit dhe të bashkëshortit të tij, duke përfshirë fëmijët e birësuar;
c) fëmijët, duke përfshirë fëmijët e birësuar të tij, kur refugjati ka kujdestarinë dhe fëmijët janë të varur prej tij. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të autorizojë bashkimin e fëmijëve, kujdestaria e të cilëve është e përbashkët, me kusht që pala tjetër që ndan kujdestarinë të ketë dhënë pëlqimin e saj;
ç) fëmijët, duke përfshirë fëmijët e birësuar të bashkëshortit, kur ai ka kujdestarinë dhe fëmijët janë të varur prej tij. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të autorizojë bashkimin e fëmijëve, kujdestaria e të cilëve është e përbashkët, me kusht që pala tjetër që ndan kujdestarinë të ketë dhënë pëlqimin e saj.
*Formulari i kërkesës shoqërohet me një kopje të noterizuar të dokumenteve të udhëtimit të anëtarëve të familjes dhe me prova të dokumentuara të lidhjes familjare të kërkuesit me personin ose personat me të cilin/të cilët kërkohet bashkimi familjar.
*Nëse refugjati ose personi me statusin e mbrojtjes plotësuese nuk mund të paraqesë prova të dokumentuara zyrtarisht të marrëdhënies familjare, autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët merr në konsideratë prova të tjera apo indicie, të cilat vlerësohen në përputhje me legjislacionin e brendshëm, lidhur me ekzistencën e kësaj marrëdhënieje. Vendimi për refuzimin e kërkesës nuk mund të bazohet vetëm në faktin e mungesës së provave të dokumentuara.
3. Shqyrtimi i kërkesës për bashkim familjar fillon brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e depozitimit të kërkesës dhe në përfundim të procedurës autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët shprehet me vendim të arsyetuar brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, për të cilin njofton me shkrim kërkuesin brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së tij.
*Në rastin kur kërkesa për bashkimin familjar ka lidhje me një fëmijë të pashoqëruar, vendimi merret brenda 20 (njëzet) ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës.
VKM nr. 858/2021, për bashkimin familjar të refugjatëve, parashikon se tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, kurse vlera e dokumentit biometrik leje qëndrimi mbulohet nga buxheti i autoritetit shtetëror që trajton këtë kategori.
LEJE QËNDRIMI PËR MOTIVE STUDIMI (STUDENT DHE NXËNËS)
Ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, (neni 46):
I huaji, i cili ka hyrë dhe qëndron në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi pranë një institucioni arsimor publik apo privat të njohur nga shteti shqiptar, për trajnime ose praktika profesionale, pajiset me leje qëndrimi, me afat jo më shumë se një vit kur lëshohet për herë të parë dhe mund të shtyhet çdo herë me një vit deri në përfundimin e shkollës, të studimeve ose të praktikës. Në rast se kohëzgjatja e kursit është më e vogël se një vit, afati i lejes së qëndrimit është i barabartë me kohëzgjatjen e kursit.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për motive studimi është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për motive studimi kur aplikohet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6).
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për motive studimi (student dhe nxënës) D/ST.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për motive studimi:
a. Dokumentacioni shtesë për motive studimi (student dhe nxënës):
1. Dokumenti i pranimit nga një institucion arsimor në Shqipëri;
2. Dëshmia e burimeve të mjaftueshme financiare për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për periudhën e kërkuar, , e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
3. Dëshmia e njohjes së gjuhës të programit të studimit/gjuhës së zhvillimit të procesit mësimor apo vërtetim për pranimin në kursin përgatitor të gjuhës;
4. Dokument se janë paguar tarifat e vendosura nga institucioni i arsimit të lartë (vetëm për studentin).
b. Dokumente shtesë për nxënës:
1. Dëshmi se nuk është nën moshën ose nën klasën minimale dhe as mbi moshën ose klasën maksimale të përcaktuar nga legjislacioni kombëtar;
2. Dëshmi se nxënësi i huaj do të akomodohet nga një familje gjatë gjithë qëndrimit të tij në një ambient të veçantë akomodimi brenda institucionit arsimor ose në ndonjë ambient tjetër që përmbush kushtet e duhura.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR TË TRAJNUARIN PA PAGESË
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 47):
Leja e qëndrimit për të trajnuarin pa pagesë lëshoet, me afat jo më shumë se 1 vit, kur vlerësohet se dokumentacioni i paraqitur plotëson kërkesat për marrjen e një lejeje qëndrimi dhe vetëm kur rezulton se aktiviteti i synuar është i lidhur ngushtësisht me rritjen e aftësive, kualifikimin e të huajit dhe i kufizuar në kohëzgjatje.
Kjo leje përjashtimisht mund të zgjatet për të përfituar një kualifikim profesional të njohur nga Republika e Shqipërisë në fushën e aktivitetit të të trajnuarit.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për të trajnuarin pa pagesë është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për të trajnuarin pa pagesë, kur aplikohet për hëre të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për të trajnuarin pa pagesë D/TPP.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për të trajnuarin pa pagesë:
1. Dokumenti i pranimit nga një institucion që do të zhvillojë trajnimin, ku të përfshihet kualifikimi që do të përftohet dhe kohëzgjatja;
2. Dëshmia e burimeve të mjaftueshme financiare për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për periudhën e kërkuar, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR AU PAIRS
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 47):
Autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin pajis të huajin të moshës midis moshës 18 dhe 30 vjeç. me “leje qëndrimi au pairs”, me afat për aq kohë sa zgjat marrëveshja midis au pairs dhe familjes pritëse, gjithmonë kur kjo është më pak se një vit ose për një periudhë maksimale prej një viti, dhe me të drejtë ripërtëritje edhe një herë tjetër, për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, pas një kërkese të justifikuar nga familja pritëse.
Anëtarët e familjes pritëse të jenë me kombësi të ndryshme nga i huaji që aplikon për t’u pranuar me qëllim të au pairs dhe të mos kenë pasur ndonjë lidhje familjare me shtetasin e huaj në fjalë.
Numri maksimal i orëve të detyrave të au pair-it nuk duhet të kalojë 25 orë në javë. Au pair do të ketë të paktën një ditë në javë pa detyra të lidhura me au pair-in.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për au pair është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për au pair, kur aplikohet për hëre të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për au pairs D/AuP.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për au pair:
- Marrëveshje me familjen pritëse ku të parashikohet në veçanti mbulimi i shpenzimeve të jetesës, akomodimit dhe rreziqet nga aksidentet;
- Dëshmi e nivelit të arsimimit të mesëm dhe/ose të lartë ose kualifikimit profesional;
- Certifikata që provon njohjen e gjuhës. Prova e njohjes së gjuhës mund të verifikohet edhe me intervistë nga i ngarkuari me çështjet konsullore në ambasadë ose konsullatë.
- Dëshmi penale e legalizuar nga vendi i origjinës;
- Vërtetim mjekësor se nuk ka qenë në trajtime psikoterapie dhe psikologjike në vendin e origjinës;
- Para marrjes së dokumentit biometrik, i huaji, që ka aplikuar për këtë leje unike, dorëzon pranë autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin, ku ka kryer aplikimin, një policë të sigurimit shëndetësor nga sëmundjet dhe aksidentet, të vlefshme për periudhën e qëndrimit në Shqipëri.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit
LEJE QËNDRIMI PËR SHKËMBIME RINORE
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 49):
Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis të huajin me “leje qëndrimi për shkëmbime rinore”, me afat jo më shumë se 1 vit, vetëm kur aktiviteti i synuar është i lidhur ngushtësisht me shkëmbimin rinor apo skemën e lëvizshmërisë rinore, të parashikuar në marrëveshjet dy ose shumëpalëshe në fuqi në Republikën e Shqipërisë, dhe i kufizuar me kohëzgjatje, si dhe kur plotëson kërkesat për marrjen e “lejes së qëndrimit për shkëmbime rinore”. Leja e qëndrimit mund të zgjatet përjashtimisht nëse një gjë e tillë është e parashikuar në marrëveshjet e lidhura për këtë qëllim dhe të njohura nga Republika e Shqipërisë.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
1. Formulari i aplikimit për shkëmbime rinore është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
2. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
3. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
4. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për shkëmbime rinore, kur aplikohet për hëre të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për shkëmbime rinore D/SHR.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për shkëmbime rinore:
1. Dokumenti i pranimit nga një organizatë që ka veprimtari shkëmbime rinore në Shqipëri;
2. Dëshmia e burimeve të mjaftueshme financiare për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për periudhën e kërkuar, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR KËRKIM SHKENCOR
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 50)
Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis me “leje qëndrimi për kërkim shkencor”, me afat jo më shumë se 1 vit, të huajin i cili ka lidhur një marrëveshje me një institucion shqiptar për këtë qëllim dhe plotëson kushtet e përgjithshme për pajisje me leje qëndrimi.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për kërkim shkencor është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për kërkim shkencor është 4500 lekë (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për kërkim shkencor (D/KSH):
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për kërkim shkencor:
1. Fotokopja e marrëveshjes së nënshkruar me organizatën kërkimore-shkencore apo institucionin e arsimit të lartë në Shqipëri;
2. Dëshmia e burimeve financiare të mjaftueshme për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për periudhën e kërkuar, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR KËRKIMIN E PUNËS OSE SIPËRMARRJEN PËR KËRKUESIT SHKENCORË DHE STUDENTËT
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 51)
Pas përfundimit të kërkimeve ose studimeve, të huajt kërkues shkencorë dhe studentë kanë mundësinë të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në bazë të një lejeje qëndrimi sipas përcaktimeve të ligjit, për një periudhë prej të paktën nëntë muajsh, në mënyrë që të kërkojnë punë ose të zhvillojnë një biznes.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
Formulari i aplikimit për këtë motiv leje qëndrimi është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
1. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
2. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
3. Vlera e tarifës së shërbimit për këtë leje qëndrimi është 4500 lekë (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Përjashtohen nga pagesa e tarifës së shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe shtetasit e përkatësive etnike shqiptare të republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime studimi. Shtetasi aplikues ka detyrimin të paguajë vetëm vlerën e dokumentit biometrik, leje qëndrimi.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për kërkimin e punës ose sipërmarrjen për kërkuesit shkencorë dhe studentët motive:
1. Dëshmia e burimeve financiare të mjaftueshme për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për periudhën e kërkuar; e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
2. Dëshmia se kanë një nivel arsimimi që nuk duhet të jetë më i lartë se niveli 7 i Kornizës Evropiane të Kualifikimeve;
3. Dëshmia nga organizata kërkimore për përfundimin e veprimtarisë kërkimore (për kërkues shkencorë) ose dëshmia se zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë (për studentë), certifikatë ose prova të tjera të kualifikimeve zyrtare.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR RASTE HUMANITARE
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 52):
Leja e qëndrimit, e lëshuar për këtë motiv, shërben vetëm për qëndrimin e të huajit dhe nuk mundëson rihyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë në rast se i huaji del nga territori. Kjo leje lëshohet me afat 1-vjeçar.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm, sipas VKM nr. 858/2021, të ndryshuar:
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për raste humanitare është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
Pajisja me leje të përkohshme qëndrimi për raste humanitare bëhet në rast se i huaji:
a) ka paraqitur përpara autoriteteve të azilit një kërkesë për t’u njohur si refugjat;
b) ka qenë subjekt i kushteve të punës shfrytëzuese në Republikën e Shqipërisë dhe bashkëpunon në një proces penal kundër punëdhënësit deri në përfundimin e procesit dhe i huaji të këtë marrë shumën e dëmshpërblimit të tij që përcaktohen nga procesi;
c) ka bashkëpunuar ose pranon të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, me propozim të organeve shtetërore ose të atyre të sigurisë kombëtare;
ç) është përcaktuar nga autoritetet përgjegjëse se është person pa shtetësi;
d) është i mitur i braktisur ose ka mbetur pa mbrojtje prindërore, kujdestari apo shoqërues për arsye të tjera;
dh) është grua shtatzënë mbi 6 muaj;
e) personat e sëmurë rëndë që nuk mund të trajtohen në vendin e kthimit, personat që kërkojnë të qëndrojnë sepse janë larguar nga vendi i tyre për shkak të katastrofave/ngjarjeve natyrore;
ë) në raste të tjera, të përcaktuara si të tilla në marrëveshjet ndërkombëtare.
Kjo leje qëndrimi rinovohet vetëm në rastet kur:
a) vlerësohet se qëndrimi i saj/i tij nuk përbën kërcënim për sigurinë publike dhe atë kombëtare;
b) vlerësohet se ekziston një vullnet i qartë i personit për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë gjatë hetimit ose procedimit penal;
c) është në pritje të vlerësimit të statusit nga autoritetet kompetente.
*Tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, ndërsa vlera e dokumentit biometrik, leje qëndrimi, mbulohet nga buxheti i autoritetit shtetëror që trajton këto kategori.
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë për motive për humanitare D/VHF.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për për raste humanitare tipi “A”:
- Kërkesa nga autoritetet përgjegjëse që trajtojnë të huajin për pajisje me leje qëndrimi, ku përcaktohet statusi ose parashtrohet arsyeja për çdo rast; ose
- Dëshmia se ka qenë subjekt i kushteve të punës shfrytëzuese në Republikën e Shqipërisë se bashkëpunon në një proces penal kundër punëdhënësit, deri në përfundimin e procesit, dhe të ketë marrë shumën e dëmshpërblimit të tij që përcaktohet nga procesi; ose
- Dëshmia se ka bashkëpunuar ose pranon të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, me propozim të organeve shtetërore ose të atyre të sigurisë kombëtare; ose
- Vërtetimi nga autoritetet përgjegjëse se është person pa shtetësi; ose
- Dokumenti se është i kategorizuar si i mitur i braktisur ose ka mbetur pa mbrojtje prindërore, kujdestari apo shoqërues për arsye të tjera; ose
- Vërtetimi i shtatzënisë deri në muajin e 6; ose
- Dëshmia për personat e sëmurë rëndë që nuk mund të trajtohen në vendin e kthimit; ose
- Një kërkesë për të qëndruar sepse është larguar nga vendi i tij për shkak të katastrofave/ngjarjeve natyrore; ose
- Kopje të marrëveshjes ndërkombëtare referuese ku përcaktohet motivi i qëndrimit.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR VIKTIMAT E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 53)
Leja e qëndrimit, e lëshuar për këtë motiv shërben vetëm për qëndrimin e të huajit, pra nuk mundëson rihyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë në rast se i huaji del nga territori dhe lëshohet me afat 1-vjeçar.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (nëse e ka), me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për lejen e qëndrimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
Kjo leje rinovohet vetëm në rastet kur:
a) vlerësohet se qëndrimi i saj/i tij nuk përbën kërcënim për sigurinë publike dhe atë kombëtare;
b) vlerësohet se ekziston një vullnet i qartë i personit për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë gjatë hetimit ose procedimit penal;
c) është në pritje të vlerësimit të statusit nga autoritetet kompetente.
*Tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, ndërsa vlera e dokumentit biometrik, leje qëndrimi, mbulohet nga buxheti i autoritetit shtetëror që trajton këto kategori.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
*Kërkesa nga autoritetet përgjegjëse që trajtojnë të huajin për pajisje me leje qëndrimi, ku përcaktohet statusi ose parashtrohet arsyeja për çdo rast.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat e sakta sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR PERSONAT PA SHTETËSI
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 55):
Personit pa shtetësi mund t’i lëshohet leja e qëndrimit të përkohshëm me kusht që të ketë qëndruar 1 vit në Shqipëri para se të paraqesë kërkesën, si dhe nëse ai/ajo synon të vazhdojë qëndrimin e tij/të saj në Republikën e Shqipërisë. Një person pa shtetësi mund të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë bazuar në një dokument udhëtimi për një person pa shtetësi ose leje qëndrimi të përkohshme.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (nëse e ka); me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për personat pa shtetësi është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Dëshmia/vërtetimi nga autoritetet kompetente mbi statusin e personit pa shtetësi.
6. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për personat pa shtëtësi, kur aplikohet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6).
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE SI PUNËMARRËS
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 57):
Leja unike si punëmarrës jepet sipas kohëzgjatjes së kontratës/ofertës së punës.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për leje unike si punëmarrës është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike si punëmarrës është: deri në 1 vit 8000 lekë, deri në 2 vjet 9000 lekë, deri në 3 vjet 10000 lekë. Në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6).
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike si punëmarrës:
1. Kontrata e punës si punëmarrës me një punëdhënës, në përputhje me formimin e tij profesional (kontrata e punës duhet të përmbajë të gjitha kërkesat e përcaktuara në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë për këtë dokument), ose kategorizimi si punëkërkues, në përputhje me marrëveshje reciproke ndërqeveritare.
2. Dëshmi aftësimi (diploma/certifikata/referenca) ose vetëdeklarim për eksperiencën në punë) që vërteton aftësitë profesionale në përputhje me punën që do të kryejë sipas kontratës së punës.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për kategoritë që nuk nevojitet miratimi i punësimit (neni 74, pika 5 dhe neni 80, shkronja “a”, të ligjit), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë si punëmarrës D/PM (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR PUNËSIM STINOR
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 58):
Leja unike si punëtor stinor jepet me afat deri në gjashtë muaj, për çdo vit kalendarik, për rajone, punëdhënës, profesione dhe kontratë pune, me afat kohor të përcaktuar. Leja unike si punëmarrës jepet sipas kohëzgjatjes së kontratës/ofertës së punës.
Në vitin pasardhës kalendarik, punëdhënësi mund të paraqesë kërkesë për leje unike si punëtor stinor për të njëjtin të huaj, me kusht që të jetë përmbushur një ndërprerje e detyrueshme kohore prej 6 muajsh.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për leje unike për punësim stinor është sipas aneksit nr. 8, të VKM.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për këtë lejen unike për punësim stinor është 4500 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike si punëtor stinor:
Kontrata e punës si punëmarrës stinor me një punëdhënës, me një afat të përcaktuar deri në 6 muaj, në përputhje me formimin e tij profesional; (kontrata e punës duhet të përmbajë të gjitha kërkesat e përcaktuara në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë për këtë dokument);
Në rast se kontrata/oferta e punës e të huajit përcakton se aktiviteti që do të ushtrojë është një profesion i rregulluar, i huaji duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në përputhje me të drejtën kombëtare të ushtrimit të profesioneve të rregulluara. Emërtimi i profesionit në dokument duhet të jetë në përputhje me Listën Kombëtare të Profesioneve ose me të njëjtat aftësi të përcaktuara nga ESCO-ja.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për këtë kategori nevojitet miratimi i punësimit, prandaj aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” si punëtor stinor (D/PS), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR TË TRANSFERUAR BRENDA NDËRMARRJES (TBN)
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 59 dhe neni 60):
Leja unike (TBN) lëshohet për qëllim të transferimit brenda ndërmarrjes së një të huaji, si një i dërguar i përkohshëm i një ndërrmarjeje që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në të cilën i huaji është i punësuar.
Leja unike (TBN) jepet:
a) për kohëzgjatjen e transferimit, por jo më shumë se tre vjet, për menaxherët dhe specialistët;
b) për kohëzgjatjen e transferimit, por jo më shumë se një vit, për punonjësit praktikantë.
Punëdhënësi i huaj, që bën transferimin, duhet të dorëzojë një deklaratë transferimi jo më vonë se 7 ditë përpara fillimit të punës të të transferuarit, ku të përfshihen të dhënat e parashikuara në nenin 60 të ligjit. Kjo deklaratë dorëzohet në formë të shkruar ose elektronike pranë autoritetit shtetëror përgjegjës për punësimin dhe ruhet në dosjen e aplikimit për transferimin e të huajit.
Në rastin e “Praktikantëve të diplomuar”, punëdhënësi paraqet një marrëveshje trajnimi, e cila përmban programin e trajnimit, kohëzgjatjen e tij, si dhe kushtet në të cilat praktikanti do të mbikëqyret.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për leje unike për të transferuarit brenda ndërmarrjes (TBN) është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për TBN, kur aplikohet për herë të parë është 8000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike si i transferuar brenda ndërmarrjes (TBN):
- Deklaratë e transferimit brenda ndërmarrjes;
- Dokument (kontratë pune) ndërmjet punonjësit dhe ndërmarrjes dërguese, në të cilën specifikohen pozicioni i punës, aktivitetet që do të kryhen dhe elementet e tjera të kontratës së punës, sipas legjislacionit shqiptar.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për të transferuarit brenda ndërmarrjes (D/T), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE SI PUNËTOR NDËRKUFITAR
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 61):
I huaji nga një vend fqinj me Republikën e Shqipërisë pajiset me leje unike për punësim ndërkufitar si punëmarrës, punëdhënës ose i vetëpunësuar, në një zonë gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, të përcaktuara nga marrëveshje dypalëshe në fuqi për qarkullimin ndërkufitar, me kusht që të rikthehet në vendbanimin e tij të përhershëm çdo ditë ose të paktën një ditë në javë, duke ruajtur vendbanimin dhe vendqëndrimin në vendin e origjinës.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike si punëtor ndërkufitar është sipas aneksit nr. 8, të VKM.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike si punëtor ndërkufitar, kur aplikohet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike si punëtor ndërkufitar:
1. Kontrata e punës e lidhur me punëdhënësin nëse është me statusin e punëmarrësit ose dokumentacion për statusin e tij si punëdhënës/i vetëpunësuar;
2. Dokumentacioni që vërteton se punëdhënësi e ka punësuar në kuadër të një marrëveshjeje (nëse ka);
3. Dokumentacioni që i huaji provon se ka vendbanim në një zonë gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR FORMIM PROFESIONAL
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 62):
Leja unike për formim profesional për një shtetas të huaj jepet për kryerjen e një kursi të formimit profesional në Republikën e Shqipërisë, që kufizohet në kohëzgjatje dhe lidhet ngushtë me zgjerimin e aftësive e të kualifikimeve në profesion, pas pranimit paraprak në kurs nga një subjekt i formimit profesional, i licencuar nga autoritetet përkatëse në vend.
Kjo leje jepet me vlefshmëri kohore të njëjtë me atë të veprimtarisë së formimit profesional të tij, me kusht që të provojë se ky formim është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe të kualifikimit të tij.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për leje unike për formim profesional është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për formim profesiona është: deri në 1 vit 8000 lekë, deri në 2 vjet 9000 lekë dhe bë rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6).
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për formim profesional:
- Vërtetimi i regjistrimit në kursin e formimit profesional, lëshuar nga subjekti, ofrues i formimit;
- Dokumenti për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohën e kryerjes së kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës).
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për formim profesional (D/FP), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR SPORTISTË
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 63):
Leja unike për sportistë për një shtetas të huaj jepet mbi bazën e një kontrate me një punëdhënës/organizatë sportive (shoqatë, shoqëri apo klub sportiv), në përputhje me profesionin e tij, nëse për punësimin e tij është marrë federimi nga federata përkatëse sportive.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
1. Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
2. Formulari i aplikimit për leje unike për sportist është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
3. Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
4. Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
5. Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për sportist, kur aplikohet për herë të parë është 8000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për sportistë:
- Vendimi i gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstrakti i regjistrimit në QKB për punëdhënësin/klubin sportiv, ku ai do të punësohet;
- Kontrata e punës e lidhur me punëdhënësin në përputhje me profesionin e tij si sportist.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për sportistë (D/SP), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR SHËRBIM VULLNETAR
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 64):
Kjo leje qëndrimi jepet me afat jo më shumë se 1 vit, herën e parë vetëm kur aktiviteti i synuar është i lidhur ngushtësisht me skemën e shërbimit vullnetar, ligjërisht të njohur në Republikën e Shqipërisë dhe i kufizuar në kohëzgjatje.
Vlefshmëria e lejes së qëndrimit nuk mund të tejkalojë afatet e programit përkatës vullnetar për të cilin kërkohet të lëshohet leja e qëndrimit. Nëse afati i kohëzgjatjes së programit përkatës vullnetar është më shumë se 1 vit, leja e qëndrimit ripërtërihet sipas parashikimeve të këtij ligji.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike për shërbim vullnetar është sipas aneksit nr. 8, të VKM.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për shërbim vullnetar, kur aplikohet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Për të huajt në moshë të mitur nën 16 vjeç, tarifa e shërbimit të pajisjes me leje qëndrimi është falas, por paguajnë vlerën e dokumentit biometrik.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për shërbime vullnetare:
1. Marrëveshja me organizatën jofitimprurëse, që ofron shërbime bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që do të shërbejnë vullnetarisht;
2. Dokument që provon dëshmi të burimeve të mjaftueshme financiare për të mbuluar kostot e jetesës, strehimit dhe një shumë minimale/”para xhepi” përgjatë qëndrimit, sipas standardit të minimumit jetik, , e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
3. Kontrata e vullnetarizmit.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për shërbim vullnetar (D/SHV), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR PUNONJËS ME KUALIFIKIM TË LARTË (Karta Blu AL)
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 65):
Leja unike “Kartë blu AL” për punë me kualifikim të lartë lëshohet për një afat 2-vjeçar dhe mund të ripërtërihet për një periudhë 3-vjeçare. Në rast se miratimi për punësim për punonjësin me kualifikim të lartë është lëshuar për një kohëzgjatje më pak se 2 vjet, leja e qëndrimit “Kartë blu AL” lëshohet për afatin e miratimit të punësimit plus 3 muaj.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike për punonjës me kualifikim të lartë është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për punonjës me kualifikim të lartë kur aplikohet për herë të parë është 9000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4500 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për punonjës me kualifikim të lartë:
- Dokumentacioni i përcaktuar për qëndrimin e përkohshëm;
- Kontrata e vlefshme pune me një punëdhënës, për punësim me kualifikim të lartë, në përputhje me formimin e tij profesional, me kohëzgjatje së paku 1-vjeçare në Republikën e Shqipërisë, ku disponon dëshminë e kualifikimit të lartë profesional mbi nivelin e 4 (katërt) të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve;
- Dokumenti që vërteton kualifikimet e larta profesionale përkatëse në profesionin/pozicionin e punës apo sektorin e specifikuar në kontratën e punës për profesionet e parregulluara.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për punonjës me kualifikim të lartë (D/KL), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR PERSONA TË VETËPUNËSUAR
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 66):
“Leja unike si i vetëpunësuar” jepet, nëse:
a) ka një interes ekonomik;
b) aktiviteti që do të kryhet pritet të ketë një ndikim pozitiv mbi ekonominë;
c) kur i huaji ka një kapital për të realizuar idenë e biznesit.
Periudha e vlefshmërisë së lejes unike si i vetëpunësuar është në përputhje me kohëzgjatjen e biznesit të planifikuar, por jo më shumë se 3 vjet. Pas 3 vjetësh të huajit mund t’i lëshohet leja e përhershme e qëndrimit nëse ai ka kryer në mënyrë të suksesshme aktivitetin e planifikuar.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike për persona të vetëpunësuar është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për persona të vetëpunësuar është: deri në 1 vit 8000 lekë, deri në 2 vjet 9000 lekë, deri në 3 vjet është 10000 lekë dhe bë rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6).
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për të vetëpunësuar:
- Dokumentacioni përkatës për qëndrimin si i vetëpunësuar;
- Vlerësimi nga komisioni përkatës për të vetëpunësuarit.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Vlerësimi i plotësimit të kushteve për pajisjen me këtë leje unike, bëhet nga Komisioni Vlerësues i ngritur për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për financat dhe ekonominë (Shih urdhrin e MFE nr. 180, datë 22.6.2022 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Komisionit Vlerësues për plotësimin e kushteve të lejes unike si i vetëpunësuar”).
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për këtë kategori leje nuk nevojitet miratimi i punësimit, por aplikimi vlerësohet për plotësimin e kushteve nga Komisioni Vlerësues. (Urdhri i MFE nr. 180, datë 22.6.2022 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Komisionit Vlerësues për plotësimin e kushteve të lejes unike si i vetëpunësuar”).
Pas aprovimit nga Komisoni Vlerësues, aplikimi shqyrtohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për persona të vetëpunësuar (D/VP) (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk nevojitet të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR PUNONJËS LËVIZËS DIGJITAL
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 68):
Leja unike për punonjës lëvizës digjital jepet për një afat deri në 1 vit, për herë të parë, në rastet kur shtetasi i huaj është me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike për punonjës lëvizës digjital është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për punonjës lëvizës digjital, kur aplikohet për herë të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për punonjës lëvizës digjital:
1. Dokumentacioni i përcaktuar për qëndrimin e përkohshëm;
2. Kontratë e vlefshme punësimi me punëdhënësin jashtë shtetit apo kontratë shërbimi me kontraktuesin ose porositësin jashtë shtetit, që provon se do të punojë pa një seli konkrete për punë specifike, të cilat lejojnë punën me mjete të teknologjisë së informacionit;
3. Dëshmi e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbajtur veten dhe personat në ngarkim gjatë qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
4. Certifikatë/dëshmi penaliteti nga vendi i tij i origjinës, ku detajohet nëse ka apo jo një rekord penal.
5. Policë të sigurimit shëndetësor, të vlefshme për të paktën 1 (një) vit.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për këtë kategori leje nuk nevojitet miratimi i punësimit, prandaj aplikimi shqyrtohet direkt nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për punonjës lëvizës digjital (D/LD) (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk nevojitet të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR INVESTITORË
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 69):
I huaji pajiset me leje unike si investitor me një afat kohor dyvjeçar kur:
a) bën një investim;
b) raporti i të punësuarve në aktivitetin ekonomik të jetë për çdo të huaj pesë shtetas shqiptarë dhe ky raport të ruhet edhe në bordin drejtues dhe organet e tjera drejtuese ose kontrolluese;
c) paga e tyre të jetë të paktën sa mesatarja e pagës së paguar në Republikën e Shqipërisë për këto poste të vitit pararendës;
ç) subjekti të zotërojë dokumente të rregullta, me të cilat të provojë se aktiviteti i tij nuk është me humbje, dhe dokumente të rregullta të regjistrimit dhe shlyerjes së detyrimeve në organet tatimore.
Kjo leje është e ripërtëritshme me afat kohor trevjeçar, si dhe lëshohet dhe me afat të përhershëm, pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejes së dytë me afat trevjeçar, nëse nuk kanë ndryshuar kushtet për të cilat është dhënë leja unike e mëparshme.
*Vlera e investimit për të huajin që dëshirojnë të pajisen më këtë leje, është 10.000.000 lekë, përcaktuar me udhëzimin e MB-MFE nr. 240, datë 16.12.2022 “Për përcaktimin e vlerës së investimit për pajisjen me leje unike për investitor”.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike për investitor është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për investitor kur aplikohet për herë të parë është 9000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4500 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për investitorë:
1. Dokumentacioni i përcaktuar për qëndrimin e përkohshëm si investitor;
2. Vlerësimi nga komisioni përkatës për investitorët.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Vlerësimi i plotësimit të kushteve për pajisjen me këtë leje unike, bëhet nga Komisioni Vlerësues i ngritur për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për financat dhe ekonominë (Shih urdhrin e MFE nr. 178, datë 22.6.2022 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e komisionit vlerësues për plotësimin e kushteve të lejes unike si investitor”).
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për këtë kategori leje nuk nevojitet miratimi i punësimit, por aplikimi vlerësohet për plotësimin e kushteve nga Komisioni Vlerësues. (Urdhri i MFE nr. 178, datë 22.6.2022 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e komisionit vlerësues për plotësimin e kushteve të lejes unike si investitor”).
Pas aprovimit nga Komisoni Vlerësues, aplikimi shqyrtohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për investitorë (D/I), (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk nevojitet të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR SHËRBIME KONTRAKTUESE
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 70):
I huaji pajiset me leje unike për shërbime kontraktuese për një periudhë të përgjithshme jo më shumë se dymbëdhjetë muaj ose për kohëzgjatjen e kontratës, cilado qoftë ajo, por gjithmonë kur qëndrimi nuk e kalon periudhën dymbëdhjetëmujore.
I huaji, që nuk është i regjistruar për kryerjen e një aktiviteti dhe që ka qëndrim të vazhdueshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të marrë leje unike për ofrimin e shërbimeve kontraktuese vetëm në raste të justifikuara kur ofruesi i shërbimeve zotëron njohuri të veçanta, të cilat nuk mund të gjenden në ofertën e fuqisë punëtore vendase.
*Kjo leje jepet kur i huaji:
a) është i angazhuar në ofrimin e një shërbimi në një bazë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë. Gjatë periudhës së shkëputjes duhet të ekzistojë një marrëdhënie pune ndërmjet punonjësit dhe personit juridik jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili ka një kontratë shërbimi me subjektin e regjistruar në Republikën e Shqipërisë;
b) ka të paktën dy vjet eksperiencë në fushën e veçantë, objekt i kontratës së shërbimit;
c) ka kualifikimet përkatëse profesionale që lidhen me ofrimin e shërbimit sipas legjislacionit në fuqi.
ç) nuk merr shpërblim për ofrimin e shërbimeve të tjera, përveç shpërblimit të dhënë nga klienti, me të cilin punëdhënësi i tij/saj ka një kontratë për ofrimin e shërbimit.
*Leja unike mund të lëshohet disa herë brenda një viti kalendarik, por me një kohëzgjatje totale jo më shumë se 90 ditë. I huaji, që ofron shërbime në fushat e shkencës, kulturës, sporteve, shëndetësisë dhe arsimit, mund të pajiset me leje unike deri në 1 vit nëse nuk ekzistojnë kushtet për lidhje të marrëdhënieve të punësimit.
*Nëse lidhet një kontratë për punë të kryer nga i huaji për një periudhë më të gjatë se një vit, leja unike mund të ripërtërihet në bazë njëvjeçare deri në përfundimin e kontratës.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit për leje unike për shërbime kontraktuese është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen unike për shërbime kontraktuese, kur aplikohet për herë të parë është 8000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kur aplikojnë për herë të parë dhe plotësojnë kriteret e përgjithshme të përcaktuara në nenin 36 të këtij ligji, përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje unike për shërbime kontraktuese:
Dokumentacioni i përcaktuar për qëndrimin e përkohshëm;
Miratimi për punësim për shërbime kontraktuese.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike online në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për kategoritë që nevojitet miratim punësimi, aplikimi shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)/autoriteti përgjegjës vendor i AKPA-s, që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, e cila shprehet në sistemin elektronik online, me aprovim apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës dhe kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.
*Për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” për shërbime kontraktuese (D/SHK), aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE UNIKE PËR KATEGORI TË VEÇANTA
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 81):
Pajisen me leje unike për raste të veçanta për një periudhë qëndrimi deri në 60 ditë brenda 1 viti/deri në 90 ditë brenda 1 viti/më shumë se 90 ditë sipas kohëzgjatjes së kontratës së punës, të huajt sipas kategorive të përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të nenit 81.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit është sipas aneksit nr. 8, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit të ekuipazhit të mjeteve të lundrimit kur aplikohet për hëre të parë është 8000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6)
Dokumentacioni shtesë për leje unike për kategori të veçanta:
- Dokumentacioni përkatës për lejen e qëndrimit;
- Kontrata e vlefshme e punës/kontratë shërbimi/marrëveshje.
Procedura e aplikimit për leje unike (VKM nr. 858/2021):
*Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike, bëhet brenda një afati nga 4 deri në 12 javë nga dita e aplikimit.
*I huaji mund të aplikojë nga shteti, në të cilin ka rezidencën, ose nga territori i Republikës së Shqipërisë kur i huaji ka qëndrim të rregullt.
Hapi 1
I huaji, punëdhënësi, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon për leje unike në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15146. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës dhe të pagesës së vizës (për kategoritë që pajisen me vizë) për leje unike sipas këtij motivi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
*Për këtë kategori leje nuk nevojitet miratimi i punësimit, prandaj aplikimi shqyrtohet direkt nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për rastet kur i huaji duhet të pajiset me vizë tipi “D” (shiko aneksin nr. 3 të VKM-së nr. 858/2021 për të parë listën e shteteve).
*Procedura totale e vlerësimit të kërkesës për vizë zgjat jo më shumë se 15 ditë nga data e pranimit të aplikimit për vizë. Në raste përjashtimore, ky afat mund të shtyhet me vendim të arsyetuar deri në 30 ditë (për me tepër detaje shih udhëzimin nr. 242, datë 20.12.2022).
*Për kategoritë e të huajve, që nuk kanë nevojë për miratim punësimi apo të pajisen me vizë, kërkesa trajtohet direkt nga autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.
*Shtetasit e BE-së përjashtohen nga detyrimi për miratimin e punësimit nga AKPA. Këta shtetas gjatë plotësimit të formularit në fazën e aplikimit zgjedhin kuadratin “Deklarim për punësim”.
*Për më tepër detaje udhëzimi nr. 3, datë 11.1.2023 “Mbi bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përcaktimin e procedurave për miratimin e lejes unike”.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim për leje unike, i huaji pajiset me leje provizore, e cila është në formatin elektronik dhe lëshohet nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për dhënien e shenjave të gishtave, tërheqjen e lejes unike të qëndrimit, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr lejen unike, e cila nuk ka formatin e lejes biometrike të qëndrimit, por është sipas formatit të miratuar me urdhër të MB nr. 234, datë 13.12.2022 “Për miratimin e formatit dhe përmbajtjes së lejes unike për kategori të veçanta”.
LEJE QËNDRIMI PËR EKUIPAZHIN E MJETEVE TË LUNDRIMIT
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 83):
Ekuipazhi i mjeteve të lundrimit, i punësuar në një mjet lundrimi detar të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, i cili kryen aktivitetin si i punësuar më shumë se 90 ditë për 180 ditë, si dhe ekuipazhi që kryen aktivitetin si i punësuar në një mjet lundrimi detar të huaj, por që për specifika të natyrës së aktivitetit qëndron më shumë se 90 ditë për 180 ditë në portet shqiptare, pajiset me leje unike.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit të ekuipazhit të mjeteve të lundrimit kur aplikohet për hëre të parë është 8000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë të tipit “D” për ekuipazhin e mjeteve të lundrimit.
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për ekuipazhin e mjeteve të lundrimit:
- Dokumentacioni përkatës për lejen e qëndrimit;
- Kontrata e vlefshme e punës/kontratë shërbimi/marrëveshje.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMI PËR PËRDORIM TË PASURISË SË PALUAJTSHME NË PRONËSI
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 84):
Një leje qëndrimi e përkohshme për përdorimin dhe disponimin e pasurisë së paluajtshme në Republikën e Shqipërisë mund t’i lëshohet një shtetasi të huaj sipas këtij ligji dhe që dëshmon pronësinë e një pasurie të tillë të paluajtshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të cilën është pronar gjatë kohës së lejes së qëndrimit.
Leja e qëndrimit për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi jepet me afat deri në 1 vit për herë të parë dhe e ripërtërtishme çdo vit nëse i huaji vazhdon të përmbushë kriteret e përcaktuara në ligj.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për përdorim të pasurisë së paluajtshme në përdorim, kur aplikohet për hëre të parë është 8000 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 4000 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë të tipit “D” për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi (D/PPP).
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje qëndrimi për përdorim të pasurisë së paluajtshme:
1. Certifikata e pronësisë së banesës (fotokopje e noterizuar e kontratës së shitblerjes);
2. Dëshmia e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, sipas motivit të qëndrimit, për periudhën e kërkuar të qëndrimit, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
3. Deklarata individuale mbi motivin e qëndrimit në Shqipëri.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
LEJE QËNDRIMIT PËR PENSIONISTËT
Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” (neni 85):
Leja e qëndrimit për pensionistë jepet me afat deri në 1 vit për herë të parë dhe mund të ripërtërihet çdo vit në rast se i huaji vazhdon t’i përmbushë kriteret e legjislacionit në fuqi.
Mbajtësi i një lejeje qëndrimi të dhënë në bazë të pensionit jashtë vendit mund të kërkojë bashkim familjar në Republikën e Shqipërisë për bashkëshortin/bashkëshorten ose partnerin/partneren e tij/saj jo në pension, por nuk mund të kryejë asnjë lloj aktiviteti ekonomik ose profesional në Republikën e Shqipërisë.
Kriteret dhe dokumentacioni i përgjithshëm (VKM nr. 858/2021 dhe Ligji nr. 79/2021):
- Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit me të cilin i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë, si dhe fotokopjen e faqeve me shënime me interes për udhëtimin, si dhe gjenealitetet e mbajtësit, viza e tipit “D”, vulat në hyrje-dalje.
- Formulari i aplikimit është sipas aneksit nr. 9, të VKM-së.
- Fotografi e aplikuesit, e bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm dhe qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.
- Dokumentet që provojnë akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
- Vlera e tarifës së shërbimit për lejen e qëndrimit për pensionist, kur aplikohet për hëre të parë është 4500 lekë, kurse në rast ripërtëritje është 2250 lekë. (aneksi nr. 6)
*Për të huajt për të cilët nevojitet pajisja me vizë, (shiko aneksin nr. 3 të VKM, për të parë listën e shteteve), duhet të pajisen me vizë të tipit “D” për pensionistët (D/P).
*Për të huajt, që me marrëveshje qeveritare është parashikuar reciprocitet në thjeshtimin e dokumentacionit për përfitimin e lejes së qëndrimit, zbatohen përcaktimet në marrëveshje.
*Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetasit e Republikës së Kosovës, kur aplikojnë për herë të parë përfitojnë leje qëndrimi me afat 5-vjeçar, tarifa e shërbimit të të cilës është 12 000 lekë.
*Dokumentacioni nga vendi i origjinës dhe/ose nga vendi ku i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, i lëshuar në 6-mujorin e fundit, i vërtetuar dhe i legalizuar në bazë të detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Dokumentacioni shtesë për leje qëndrimit për pensionistët:
- Vërtetim pensioni;
- Vërtetim i të ardhurave vjetore deri në vlerën 1 200 000 lekë nga pensioni në shtetin e origjinës, me dokument të lëshuar nga vendi i origjinës dhe i legalizuar nga një noter publik;
- Dëshmia e burimeve të mjaftueshme financiare për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për të mbajtur veten dhe personat në ngarkim gjatë qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e cila konsiston në:
a) paraqitjen e një vërtetimi depozite bankare në bankat e nivelit të dytë, personale apo familjare, në Shqipëri, jo më pak se 300 000 lekë për person (për 1 (një) vit kalendarik); ose
b) vërtetim i të ardhurave mujore jo më pak se 32 000 lekë për person.
4. Policë të sigurimit shëndetësor të vlefshme për të paktën 1 vit;
5. Certifikatë/dëshmi penaliteti nga vendi i tij i origjinës, ku detajohet nëse ka apo jo një rekord penal.
6. Vërteton nëpërmjet dokumenteve të lëshuara nga një bankë në Republikën e Shqipërisë që ka një llogari të vlefshme bankare, në të cilën do të bëhen transferime të rregullta të pensionit të tij/saj.
Procedura e aplikimit (VKM nr. 858/2021):
Hapi 1
I huaji, apo personi i autorizuar nga i huaji, aplikon online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628. Plotëson formularin me të dhënat sipas fushave përkatëse dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
Hapi 2
Kryen pagesën e tarifës për këtë motiv leje qëndrimi dhe gjatë plotësimit të formularit, aplikuesi ngarkon në seksionin përkatës mandatin e pagesës.
Hapi 3
Pas pranimit të kërkesës për aplikim, i huaji pajiset me leje provizore, nga autoriteti i kufirit dhe migracionit brenda 5 (pesë) ditëve, e cila është në format elektronik.
*Aplikimi shqyrtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi nga të gjitha strukturat ligj zbatuese dhe nëse nuk ka probleme, i huaji merr njoftimin nëpërmjet emailit për miratimin apo refuzimin e lejes së qëndrimit, detyrimin e paraqitjes brenda 30 ditëve pranë zyrës së gjendjes civile për regjistrimin e adresës së banimit, detyrimin për të dorëzuar nëpërmjet postës dokumentacionin origjinal, fotografitë dhe mandat arkëtimin për kryerjen pagese së vlerës së kartës biometrike, pranë zyrës rajonale të migracionit.
*Nëse nga autoriteti rajonal për kufirin dhe migracionin konstatohet se informacioni apo dokumentacioni i ngarkuar nga aplikanti është i paplotë, i huaji njoftohet nëpërmjet emailit për mangësitë e konstatuara dhe i plotëson ato brenda 30 ditëve.
Hapi 4
Pasi është miratuar leja e qëndrimit, i huaji brenda 30 ditëve:
- paraqitet tek zyra e gjendjes civile për konfirmimin e adresës së saktë të banimit;
- kryen pagesën e vlerës së kartës biometrike sipas të dhënave të dërguara me email nga zyra rajonale e migracionit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;
- dorëzon pranë zyrës rajonale të migracionit në rrugë postare dokumentacionin origjinal dhe formularin e aplikimit të gjeneruar nga portali e-Albania dhe të nënshkruar nga aplikuesi;
- në përfundim i huaji paraqitet personalisht pranë zyrës rajonale të migracionit për të dorëzuar mandatin e pagesës të kartës biometrike, për dhënien e shenjave të gishtave, apo çdo procedurë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi për të huajt.
Hapi 5
Brenda dy javësh i huaji (lajmërohet nëpërmjet postës elektronike), paraqitet pranë zyrës rajonale të migracionit për të tërhequr kartën biometrike të lejes së qëndrimit.
SPOT – Aplikim për Leje Qëndrimi/Unike/Residence/Unique permit