Ministria e Punëve të Brendshme
Lezhë – Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila prezantoi Prefektin e ri të Qarkut Lezhë, gjatë një ceremonie ku morën pjesë zyrtarë të lartë lokalë, të prefekturës, bashkisë, policisë dhe autoriteteve të tjera vendore.
Mahila vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura gjatë kohës që në këtë detyrë ishte Prefekti Gjergj Prendi, duke i shprehur edhe falënderimet për gjithë angazhimin e treguar.
Duke prezantuar Prefektin e ri Taulant Mallshi, Zv.ministri Mahila bëri një përmbledhje të ndryshimeve ligjore që janë bërë së fundmi në funksion të forcimit të rolit të prefektit në qarqe.
Gjatë fjalës, ai solli në vëmendje edhe prioritetet, detyrat e sfidat për vitin 2025 e në vazhdim.
“Jam i bindur se nën drejtimin e ri, Prefektura Lezhë do të vazhdojë të përmbushë me profesionalizëm detyrimet dhe përgjegjësitë që ka ndaj qytetarëve dhe komunitetit. Ministria e Brendshme, si monitorues dhe mbështetës i punës së prefekturave, vlerëson rolin kyç që institucionet luajnë në qeverisjen vendore, duke garantuar zbatimin e ligjeve dhe transparencën në shërbimet ndaj qytetarëve”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.