Ministria e Brendshme

Duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, rinisën seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen javën e parë me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

09:00 – Në seancën e parë dëgjimore dhe të hapur për publikun, mbajtur në 18 dhjetor 2023, Trupa Vlerësuese ka konfirmuar në detyrë z. Edmond Sulaj, aktualisht Drejtor i DVP Shkodër.

Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al