Ministria e Brendshme

“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIT TË BRENDSHËM

PËRGJEGJËSI

  • Përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
  • Përgjegjës për planifikimin strategjik të auditimit në shoqëri. Kjo përfshin përcaktimin e planeve vjetore të auditimit, identifikimin e fushave prioritare për auditim dhe përgatitjen e strategjive për të adresuar rreziqet e identifikuara;
  • Përgjegjës për raportimin e rezultateve të auditimit dhe rekomandimeve për menaxhimin e lartë të shoqërisë;
  • Përgjegjës për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve potenciale për shoqërinë dhe adresimin e këtyre rreziqe në mënyrë efektive;
  • Përgjegjës për monitorimin e performancën e ekipit të auditimit dhe përgatitjes së raporteve të renditjes së punës dhe efikasitetit të auditimit për menaxhimin e lartë;
  • Përgjegjës për kryerjen e detyrave me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me parashikimet e legjislacionit në fuqi;
  • Në bashkëpunim me Administratorin e Shoqërisë, përgjegjës për raportime periodike para Organeve Drejtuese të Shoqërisë mbi raportet e angazhimeve të auditimit të brendshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

KËRKESA TË VEÇANTA

  • Të ketë diplomë të nivelit Master Shkencor;
  • Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 7 vite, nga të cilat jo më pak se 5 vjet si auditues i certifikuar;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

PËRSHKRIMI I PUNËS

  • Të zhvillojë, zbatojë dhe monitorojë planin institucional të IdentiTek në fushën e auditimit;
  • Të organizojë punën e grupit të audituesve dhe të raportojë për progresin / ndryshimet / zhvillimet;
  • Të identifikojë, vlerësojë ose testojë proceset dhe operacionet e reja ose ato të sapo ndryshuara si dhe proceset dhe sistemet që lidhen me zhvillimin, zbatimin ose zgjerimin e tyre;
  • Të hartojë dhe paraqesë për miratim planet vjetore për auditimin e brendshëm, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut, duke përfshirë rreziqet e kontrollit të brendshëm të sugjeruara nga menaxhimi;
  • Të përpilojë raporteve periodike mbi rezultatet e veprimtarisë së auditimit në bazë të praktikave të suksesshme në Auditimin e Brendshëm;
  • Të raportojë periodikisht për dobësitë thelbësore të identifikuara nga auditimi, së bashku me rekomandime për përmirësimin e mjedisit të kontrollit të brendshëm;
  • Të koordinojë dhe mbikëqyrë funksionet e tjera të kontrollit dhe ato monitoruese (menaxhimin e riskut, përputhshmërinë, sigurinë, ligjshmërinë, etikën, mjedisin, auditimin e jashtëm);
  • Të propozojë shpenzimet për drejtorinë e tij brënda buxhetit të brendshëm të miratuar.

Ftohen të interesuarit të dërgojnë një CV, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “IdendiTek” SH.A., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake – Tiranë, Shqipëri.

Afati për dorëzimin e aplikimit: Deri më 30.09.2024

__________________________________________________________________________________________________________________

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) AUDITUES NË NJËSINË E AUDITIT TË BRENDSHËM

PËRGJEGJËSI

  • Përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
  • Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e planit strategjik vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm;
  • Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, përgjegjës për hartimin e raporteve të angazhimeve të auditimit të brendshëm, pas konsultimit me shoqërinë për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat i dorëzohen Drejtuesit të Njësisë Audituese;
  • Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, përgjegjës për hartimin e raportit vjetor dhe raporteve të tjera periodike, të cilat, pas rishikimit të Drejtuesit, prezantohen para organeve Drejtuese të Shoqërisë dhe/ose institucioneve të tjera.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

KËRKESA TË VEÇANTA

  • Të ketë diplomë të nivelit Master Shkencor;
  • Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 5 vite, nga të cilat jo më pak se 3 vite si auditues i certifikuar;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

PËRSHKRIMI I PUNËS

  • Nën drejtimin e Drejtuesit të Njësisë Audituese, të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet e mundshme në shoqëri;
  • Të mbështesë Njësinë Audituese në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut, në përputhshmërinë e akteve të brendshme dhe të kontratave me legjislacionin si edhe besueshmërinë dhe gjithë-përfshirjen e informacionit juridik dhe operacional;
  • Të vlerësojë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve dhe të kryejë vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, që mund të kërkohen nga Drejtuesi i Njësisë Audituese dhe/ose titullari i institucionit;
  • Të japë vlerësime objektive, opinione ose konkluzione të pavarura për proçese, sisteme ose çështje të tjera që mbulohen nga auditimi dhe të ofrojë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë juridike/ekonomike;
  • Të ndihmojë Drejtuesin e Njësisë Audituese në hartimin e programit vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planeve mujore duke siguruar që auditimet te jenë të mjaftueshme për të siguruar shqyrtim efektiv dhe të rregullt të të gjitha operacioneve.

Ftohen të interesuarit të dërgojnë një CV, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “IdendiTek” SH.A., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake – Tiranë, Shqipëri.

Afati për dorëzimin e aplikimit: Deri më 30.09.2024

__________________________________________________________________________________________________________________

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 AUDITUES I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT (TI) NË NJËSINË E AUDITIT TË BRENDSHËM

PËRGJEGJËSI

  • Përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
  • Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe ekzekutimin në të gjitha fazat e pajtueshmërisë me standardet më të mira ndërkombëtare si COBIT dhe ITIL si edhe hartimin dhe zbatimin e planit strategjik vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm;
  • Përgjegjës për kryerjen dhe testimin e funksioneve të “IT Governance” , duke u bazuar në standartet ndërkombëtare si ISO 27001;
  • Përgjegjës për kryerjen e auditimit të brendshëm, verifikimin dhe përputhshmërinë e infrastrukturës dhe sigurisë së TI-së konform standartit të sigurisë të vendosur në Shoqëri;
  • Përgjegjës për kontrollin e brendshëm periodik TI dhe ofrimin e rekomandimeve mbi aspektet teknike të sistemit për korrigjimin e kontrollit të brendshëm;
  • Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, përgjegjës për hartimin e raporteve të angazhimeve të auditimit të brendshëm, pas konsultimit me shoqërinë për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

KËRKESA TË VEÇANTA

  • Të ketë diplomë të nivelit Master Shkencor në Teknologji Informacioni ose Inxhinieri Elektronike;
  • Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 5 vite, nga të cilat jo më pak se 3 vite si auditues i sistemeve të TI-së;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

PËRSHKRIMI I PUNËS

  • Nën drejtimin e Drejtuesit të Njësisë Audituese, të hartojë programin vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planet mujore për kryeren e vlerësimeve, inspektimeve, investigimeve, ekzaminimee apo shqyrtimeve, që mund të kërkohen nga Drejtuesi i Njësisë Audituese dhe/ose titullari i institucionit;
  • Të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet e mundshme të sistemeve të informacionit dhe teknologjisë së informacionit në shoqëri, të vlerësojë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve në fushën e TI-së;
  • Të verifikojë konformitetin me standarde dhe politika të brendshme të shoqërisë, si dhe me rregulloret dhe ligjet ndërkombëtare për sigurinë e informacionit dhe privatësinë e të dhënave;
  • Të monitorojë dhe raportojë periodikisht mbi performancën e sistemeve të informacionit dhe zbatimin e ndryshimeve të rekomanduara për të siguruar qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë me ndryshimet në teknologji dhe rregullative;
  • Të hartojë raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet, nivelin e rrezikut të identifikuar dhe rekomandimet për përmirësim.