Ministria e Brendshme

NJOFTIM PËR KANDIDATËT FITUES:

Për pozicionin e “Specialist i Trajnimit dhe Logjistikës” në Drejtorinë e Trajnimit dhe Logjistikes, në fund të procedurës së konkurrimit kandidat fitues rezultoi:


Komisar Zjarrfikës Llambi Gjergo

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 11, pikës 5 të nenit 16 dhe shkronjës b) të pikës 2 të nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të ligjit nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, si dhe përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.895, datë 21.12.2016 “Për kriteret e ecurisë dhe fitimit të gradave, njësimin e funksioneve korresponduese për çdo gradë, paraqitjen, formën dhe specifikimet teknike të gradave të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, urdhrin e Kryeministrit nr.12, datë 13.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, shpallen dy pozicione të lira për funksionin:

Specialistë në Drejtorinë e Trajnimeve dhe Logjistikës në Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së në ministrinë e Brendshme (2 pozicione).

KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor.
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar.
  • Të mos jetë i përjashtuar nga Shërbimi Zjarrfikës, i Policisë së Shtetit apo nga institucione të tjera të administratës publike.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e vepre penale me dashje.

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT:

 Të ketë jo më pak se 5-vjet eksperiencë pune, me prioritet në strukturat e shërbimit zjarrfikës.

  • Të ketë ndjekur trajnime dhe kurse të ndryshme në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, apo të emergjencave civile.
  • Të mbajë gradat e nivelit të mesëm të shërbimit zjarrfikës.
  • Të përdorë programet bazë kompjuterike.
  • Të jetë njohës i gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit nga ana e Komisionit të Vlerësimit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin/eksperiencën, si dhe 50 pikë për intervistën.

Aplikimi nga personat e interesuar të bëhen në adresën elektronike: Ministria.Brendshme@mb.gov.al dhe duhet të përmbajë kërkesën me shkrim për pozicionin e synuar, letër motivimi, të shoqëruara me dokumentat e skanuara si: CV- në, librezën e punës, karta e identitetit, certifikatë familjare, dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, dëshmi e aftësisë së drejtimit të automjetit, vërtetim e gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria, raport mjeko-ligjor, dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, vlerësime në punë, certifikata të kualifikimeve/trajnimeve, angazhimeve të mëparshme në interest të këtij pozicioni pune, si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit dhe një numër telefoni. (Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikimin e kandidatit)

Afati i fundit i mbylljes së aplikimeve dhe dorëzimit të dokumentacionit është data 22 janar 2025.