Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e
11 Majit. Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit
IdentiTek SHA mbeten të angazhuara në përmbushje të standardeve më të larta, të këtij procesi të rëndësishëm.