Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë thelbësore në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.
Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të kësaj Agjencie, z. Eduart Merkaj, Ministrja Albana Koçiu theksoi se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë.
“Qytetarët meritojnë dhe do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale, ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm”, nënvizoi Koçiu.
#amp08009090