Ministria e Punëve të Brendshme

Kamëz – Në Qendrën e Re të Monitorimit të Trafikut, një risi e shumëpritur për sigurinë rrugore e jo vetëm, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash, e ku gjithçka do të ndërlidhet me projektin e Revolucionit Digjital “Qytet i Mençur” (Smart City), duke garantuar monitorimin e rrugëve kombëtare e bashkiake 24/7 dhe koordinimin e Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.

Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë – Durrës, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Fier, Fier – Vlorë, e ku synimi final është mbulimi i 3,650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Tani më, edhe me firmosjen e memorandumeve të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë/Emergjencat Civile, merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit dhe asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.