Ministria e Punëve të Brendshme

Replika e Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu me deputetin Sali Berisha:

“Tani kam një përgjigje për zotërinë që ishte këtu, që në fakt është nder i madh ta quaj zotëri. Siç ishe zotrote në spital, edhe unë isha në spital, por ti zgjodhe të mos shohësh policët. Ti zgjodhe të mbyllje sytë. Shko e shikoji të gjithë policët që ishin të shtruar e morën shërbim, dhe janë edhe sot. Po, po, asnjë, sepse je gënjeshtar patologjik, i nderuar, je gënjeshtar patologjik, përveçse je dhunues e një porositës kronik i dhunës, i derdhjes së gjakut. E ke në gen atë gjakun që do ta derdhësh me patjetër. Përveç këtyre, mbyll sytë e gënjen nga mëngjesi në darkë. Po si s’të vjen zor?! Zor pak nuk ke?

Shkove në spital, pse nuk i takove policët? Policët u dhunuan sepse u porosit dhunë nga ajo protestë që organizove zotrote. Të kesh turp që vjen këtu e në vend të kërkosh ndjesë e të distancohesh nga dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, vjen këtu e thua se asnjë punonjës nuk u godit! Po pak turp, nuk ke?!

Po zaten prandaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat aty, në dollap i ke. Dhe sigurisht nuk ke marrë drejtësi deri më sot, por shpirtrave nuk u shpëton dot, shpirtrave të të gjithë atyre që ke dhunuar, ke përgjakur, e ke vrarë, nuk u shpëton dot! Do të të përndjekin!”