Ministria e Punëve të Brendshme

NJOFTIM – Në kuadër të procesit të bashkë‑krijimit për hartimin e Planit të Ri të Veprimit 2026–2030 të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur (Open Government Partnership – OGP), Ministria e Punëve të Brendshme fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe institucionet publike të kontribuojnë përmes plotësimit të një pyetësori konsultativ.

Pyetësori ka si fokus garantimin e rendit dhe sigurisë publike, nëpërmjet funksionimit të Këshillave Vendore të Sigurisë Publike, si struktura që nxisin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qendrore, pushtetit vendor dhe komunitetit.

Qëllimi i këtij pyetësori është mbledhja e vlerësimeve, sugjerimeve dhe ideve konkrete, mbi fushat prioritare të ndërhyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, me synim forcimin e transparencës, përfshirjes dhe bashkëpunimit me publikun.

Ftojmë të merrni pjesë duke plotësuar 🔗 pyetësorin online – KLIKO

Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike në fushën e rendit dhe sigurisë!