Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë – Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 17 punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët përfunduan me sukses kursin e trajnimit në Akademinë e Sigurisë. Gjatë ceremonisë u vlerësua roli dhe kontributi i zjarrfikësve.

“Ata janë shembull i guximit dhe sakrificës, çdo ditë zgjedhin t’i shërbejnë vendit përmes një profesioni, që kërkon jo vetëm aftësi të larta teknike, por edhe forcë morale dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Certifikimi i punonjësve nga drejtoritë vendore të MZSH-së, të cilët sot marrin gradën “Inspektor Zjarrfikës”, përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt rritjes profesionale, forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimit të standardeve të shërbimit zjarrfikës, në funksion të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe përballimit më efikas të emergjencave.