Video – Punë parandaluese, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione të përbashkëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në koordinim me INTERPOL dhe me EUROPOL, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.
Gjatë muajit mars, si rezultat i këtyre komponentëve janë:
- finalizuar 67 operacione policore;
- finalizuar 20 operacione policore ndërkombëtare;
- vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale;
- sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata;
- sekuestruar 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni;
- sekuestruar rreth 80 kg Cannabis, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza Kokaine, si dhe doza heroine;
- zbuluar 2 banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë Cannabisi;
- sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta, të padeklaruara në PKK-të Port Durrës, Rinas, Morinë dhe Kakavije;
- sekuestruar 2 automjete të blinduara, silenciator, maska, dokumente dhe para false, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me burim krimin;
- goditur 3 grupe kriminale, 2 të implikuar në prodhim/shitje ose trafikim të lëndëve narkotike, tjetri i implikuar në prostitucion;
- parandaluar 5 ngjarje kriminale;
- zbardhur 15 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: dëmtime pronash me lëndë plasëse ose djegëse, kanosje për dhënie pasurie, plagosje dhe aksidente me pasoja;
- finalizuar 20 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;
- goditur 6 raste të kontrabandës së mallrave si: ari, nafta, veshjet, pijet alkoolike dhe pajisjet;
- trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 78 raste të krimeve mjedisore dhe 91 raste të dhunës në familje;
- goditur 3 raste të posedimit të kartëmonedhave false;
- goditur 4 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit dhe 1 rast i transportimit të emigrantëve për të kaluar kufirin ilegalisht.
- iu është dhënë ndihmë 10 turistëve grekë, çekë, kroatë, francezë dhe gjermanë, që patën nevojë në Dajt, Velipojë, Llogara, Odrie dhe Këlcyrë;
- RENEA dhe Interpol Tirana riatdhesuan një 19-vjeçar që kërkoi ndihmë për të ardhur nga Sierra Leone;
- garantuar rendi dhe siguria publike gjatë aktivitetit sportiv në stadiumin “Arena Kombëtare”, si dhe mbarëvajtja e festave kombëtare.
Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor, sigurinë rrugore.
- Në pranga, 150 drejtues mjetesh, nga të cilët 111 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur; 39 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
- 313 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;
- 1190 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit, raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga Leja e Drejtimit.
Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku, dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi. Të goditura në pikat e kalimit kufitar:
- 61 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;
- 17 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;
- 7 raste të trafikimit të mjeteve motorike;
- 1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, me mjete lundruese.
Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi, krimit të organizuar në veçanti, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të atyre që qarkullojnë me armë apo sende të tjera të kundërligjshme dhe cenojnë sigurinë publike.