Ministria e Brendshme

Garda e Republikës shpall 30 vende të lira për punonjës të nivelit bazë (grada inspektor). Kandidatët do të ndjekin kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.

Dokumentet do të dorëzohen nga aplikanti në adresën: Garda e Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë, brenda datës 04.10.2024.

Aplikanti do t’i nënshtrohet intervistës dhe vlerësimit psikologjik, ditën e dorëzimit të dokumenteve.

Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit dhe kontrollit të dokumenteve, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 07.10.2024, në adresën: “Qendra e Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës”, Mullet, Tiranë.

Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza:

  • Vlerësim i aftësive shëndetësore
  • Intervista dhe testi psikologjik
  • Testim i aftësive fizike

Shkarko – Shpallja dhe kriteret