Ministria e Punëve të Brendshme

Krimi kibernetik nuk është vetëm një sfidë teknologjike, por edhe një përgjegjësi individuale dhe shoqërore. Në kuadër të International Cyber Offender Prevention Day, Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit i bashkohet partnerëve ndërkombëtarë të rrjetit InterCOP për të promovuar ndërgjegjësimin dhe parandalimin e krimit kibernetik.

Çdo veprim në internet ka pasoja. Përdorimi i paautorizuar i sistemeve kompjuterike, mashtrimet online, shpërndarja e programeve të dëmshme, vjedhja e të dhënave apo përfshirja në aktivitete të paligjshme në hapësirën digjitale përbëjnë vepra penale dhe ndiqen nga ligji.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që:

– Të informohen mbi rreziqet në hapësirën digjitale;

– Të veprojnë me përgjegjësi në përdorimin e internetit;

– Të respektojnë ligjin edhe në botën digjitale.

Së bashku mund të kontribuojmë për një internet më të sigurt për të gjithë.