Taulant BALLA

Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë

 

Taulant Balla ka lindur në 12 Gusht 1977. Prej Korrikut 2023 është Ministër i Brendshëm në Qeverinë Shqiptare.

Ai ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike në Universitetin “Al.I.Cuza” në Iasi, Rumani dhe më pas ka përfunduar Shkollën Doktorale ku ka mbrojtur Tezën me temë “Reformimi i Sistemit Vendimmarrës në Bashkimin Europian” me vlerësimin Magna Cum Laude.

Zoti Balla ka patur edhe disa eksperienca studimore në disa qendra universitare në Konstanz, Londër, Paris, Washington.

Në vitin 2002, ai u angazhua në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Socialiste. Zoti Balla ka qenë pjesë e stafit politik si këshilltar i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Integrimit, i Ministrit të Financave dhe më pas anëtar i stafit politik të Kryeministrit të Shqipërisë. Në tetor 2017 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, post politik të cilin e mbajti deri në Shtator 2021.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, z. Balla zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar banorët e Bashkisë Librazhd, Qarku Elbasan.

Nga viti 2017 mbante detyrat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të Bashkëkryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim – Asocimit BE – Shqipëri.

Zoti Balla komunikon në disa gjuhë të huaja.