Ministria e Brendshme

Lundroni në këtë Seksion

Z. Urim Bajrami është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në vitin 1997.

Ai ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e medias dhe ka bashkëpunuar e drejtuar disa nga mediat më të rëndësishme në vend. Ndër të tjera, z. Bajrami ka qenë Kryeredaktor i Gazetës “Shqip”, drejtues i Drejtorisë së Komunikimit Elektronik në Televizionin “Top Channel” etj.

Gjithashtu, ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Radio-Televizionit “Scan” për një periudhë disavjeçare dhe, anëtar e më pas Kryetar i Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), si dhe Kryeredaktor në RadioTelevizionin Shqiptar (RTSH).

Në periudha të ndryshme, z. Bajrami ka punuar si gazetar dhe redaktor në disa gazeta të përditshme dhe periodike, si dhe ka përvojë në fushën e mësimdhënies.
Ai ka kryer një sërë kursesh dhe trajnimesh kryesisht në fushën e gazetarisë investigative, mbrojtjen e të drejtave të grave e fëmijëve, bioterrorizmin etj., si dhe ka qenë pjesë e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike.