Ministria e Brendshme

Lundroni në këtë Seksion

Florenc Qosja ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Universitetin e Tiranës. Mbas përfundimit të studimeve pasuniversitare për Integrim Evropian në Universitetin e Danubit në Austri dhe marrjes së titullit M.E.S. (Master of Advanced Studies – European Integration), ai ka ndjekur studimet pasuniversitare në Universitetin e St. Gallen, në Zvicër, duke marrë titullin M.B.L. (Executive Master of European and International Business Law).

Nga viti 2001 deri 2022, z. Qosja ka punuar në bashkëpunimin për zhvillim të Austrisë dhe më pas të Gjermanisë, duke asistuar dhe mbështetur administratën qendrore, pushtetin lokal, organizatat e shoqërisë civile dhe biznesin në Shqipëri. Ai është një profesionist me përvojë në asistencën teknike në fushën e zhvillimit rajonal, arsimit dhe formimit profesional, migracionit për zhvillim etj., e mundësuar nga një kombinim gjithëpërfshirës i trajnimit dhe përvojës profesionale.

Së fundmi, z. Qosja ka punuar për rreth 2 vjet si menaxher projektesh dhe shef misioni i disa Lojërave Evropiane, pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), si dhe është i angazhuar si pedagog me kohë të pjesshme, në Katedrën e Gjuhës Gjermane, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Në Korrik 2023 z. Qosja u bë pjesë e Kabinetit të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

FORMULARI I DEKRIMINALIZIMIT