
Ermal Kaleci
Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm
Lundroni në këtë Seksion
Z. Ermal Kaleci është Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm, nga Gushti 2024.
Më parë, ai ka punuar si Këshilltar i Zëvendëskryeministrit, si dhe në fushën diplomatike si Sekretar i Parë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi.
Z. Kaleci ka ushtruar gjithashtu detyrën e Këshilltarit Koordinativ të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, në vitin 2019.
Në detyrat e tij të mëparshme ka shërbyer si Oficer Kontakti (Ndërlidhës) i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Turqi, si dhe Specialist në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ai ka lindur në vitin 1981 dhe u diplomua në fushën e sigurisë, në Akademinë e Xhandarmërisë në Turqi.
Z. Kaleci ka njohuri profesionale të gjuhës angleze dhe turke.
email: Ermal.Kaleci@mb.gov.al