
Eljesa Breca
Këshilltar
Lundroni në këtë Seksion
Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Firenzes, në Bachelor dhe Master Shkencor, me profil studimor hartimin e politikave dhe drejtimin e institucioneve publike, për të cilat ka fituar eksperiencë të gjerë në institucionet publike italiane si Bashkia Firenze, Ministria italiane e Drejtësisë, Ministria italiane e Shëndetësisë etj.
Ka një eksperiencë shumëvjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, fillimisht në ato të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe më tej në ato të Departamentit të Policisë Kriminale.
Prej datës 10.02.2021 mban pozicionin e Këshilltares së Ministrit, për Politikat e Rendit dhe Sigurisë Publike.
Fushat kryesore të portofolit përfshijnë:
– monitorimin e zbatimit të politikave strategjike në fushën e rendit dhe sigurisë;
– koordinimi me agjencitë e varësisë në fushën e rendit dhe sigurisë;
– marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare.
Fushat shtesë të portofolit përfshijnë:
– Sekretariati Teknik i Këshillit Mbikëqyrës së Shoqërisë “Illyrian Guard” sh.a;
– Administrimi i korrespondencës së qytetarëve me Ministrin e Brendshëm
Zotëron shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe atë italiane.
Kontakt: e-mail: eljesa.breca@mb.gov.al
tel.: +355(0)42247867