Ministria e Brendshme

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Edit Duro është juriste me përvojë në sektorin publik dhe privat.

Me një formim akademik në të Drejtën Private dhe të Biznesit, ajo ka ndërtuar një karrierë të fokusuar në këshillimin ligjor dhe menaxhimin ndërinstitucional.

Gjatë viteve, znj. Duro ka mbështetur projekte që lidhen me investimet e huaja në vend, menaxhimin e marrëdhënieve institucionale, si dhe këshillimin për çështje ligjore dhe administrative.

Përgjegjësitë e saj janë zgjeruar më tej në mbështetjen e një portofoli të gjerë, që përfshin çështjet diplomatike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me institucionet e huaja, duke ofruar një mbështetje të strukturuar në fushën edhe të politikës së jashtme.

Aktualisht, punon si Këshilltare e Ministrit të Brendshëm, duke mbuluar marrëdhëniet me jashtë dhe ndihmuar në koordinimin dhe zbatimin e politikave ndërinstitucionale.

FORMULARI I DEKRIMINALIZIMIT