Ministria e Punëve të Brendshme

Çfarë është Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian PPIE?

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar me ndikim në të gjithë shoqërinë. Shoqëria civile është një partner i rëndësishëm në procesin përgatitjeve të negociatave. Përafrimi i legjisclacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumenteve strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së, kërkon përgatitje cilësore dhe konsultim intesiv me të gjithë aktorët e shoqërisë. Tryezat në kuadër të Platformës së Parntneritetit për Integrimin Evropian PPIE janë tryezat e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin europian midis Ministrisë së Financave, përgjegjëse për negociimin e kapitullit ‘X’ dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilët kanë interes të veçantë në fushat që mbulohen nga këto kapituj. Tryeza ngrihen për secilin kapitull. Ato janë mekanizma përmes së cilit përfaqësues të shoqërisë civile mund të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e negociatave për anëtarësim.

Si funksionon PPIE?

Në bazë të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin evropian”, për çdo kapitull të acquis të BE-së ngrihen tryezat e këshillimit me grupet e interesit. Qëllimi kryesor i secilës tryezë është të diskutojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe strukturave të tjera përgjegjëse për procesin e integrimit. Tryezat kryejnë funksion këshillimor edhe në lidhje me programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Përmes PPIE synohet informimi, komunikimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e aktorëve jo-shtetërorë në proces.

Kush mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjithë organizatat e shoqërisë civile, pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, shoqatat e punëmarrësve, përfaqësues të rretheve akademike, mediave dhe grupeve të interesit referuar përcaktimeve të kreut III, pika 4 të Urdhrit Nr. 113 datë 30/08/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”.

Si të aplikoj?

Të gjithë aktorët e shoqërisë të cilët kanë interes të veçantë dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushat që mbulohen nga kapitullin ‘X’, dhe mund aplikojnë duke dorëzuar një letër interesi ku të shprehë qartë për cilën tryezë po aplikon dhe një jetëshkrim të personit apo grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat specifike.

CV drejtuar një organizatë/institucioni/kapitull acquis që përbën interes

Detajet e kontaktit:

1) Emri i plotë i organizatës/shkurtesa;

2) Adresa;

3) personi i kontaktit (Emri, pozicioni, emaili)

4) faqja në internet (nëse ka);

5) email zyrtar;

6) telefoni;

7) lloji i organizatës (OJQ, shoqatë, biznes etj);

8) Llogaritë e mediave sociale (nëse ka)

Një informacion për organizatën/institucionin

– Referenca në dokumentacionin e themelimit (ligj, akt nënligjor, statuti, etj.)

– Qëllimet kryesore dhe programet tematike

– Aktivitetet dhe fushat kryesore të punës

– Informacioni organizativ (stafi, rrjeti)

Fushat e ekspertizës

– Në këtë pjesë duhet shpjeguar se si funksioni/puna e organizatës është e lidhur me një ose disa nga çështjet e kapitullit në fjalë

– Sugjerohet të tregohen disa nga aktivitetet/projektet që lidhen me temat e kapitullit

– Sugjerohet të tregohet përvoja dhe ekspertiza e stafit të përfshirë (nëse është rasti)

– Nëse ka lidhje të rëndësishme të lidhura me funksionimin e organizatës, mund të tregohet një listë e publikimeve – me linket përkatëse

Shprehja e interesit të organizatës/institucionit

Duhet të shprehë arsyet pse organizata po aplikon

– motivimi kryesor

– si ndikohet apo përfshihet organizata në procesin e negociatave dhe zhvillimit të  kapitullit

– si lidhet puna e tyre me një ose disa nga çështjet e kapitullit

Çfarë presin ata nga kjo tryezë e diskutimit dhe të këshillimit

– pritshmëritë e tyre kryesore nga tryezat e konsultimit

– çfarë duan të diskutojë/përfshijë kjo tryezë

Planifikimi i kontributit tuaj gjatë diskutimeve dhe procesit të negociatave të kapitujve

– të jenë sa më konkretë për të ofruar aktivitete/sugjerime sesi organizata do të kontribuojë gjatë tryezës së konsultimit

– angazhimi dhe përfshirja aktive në zhvillimet e tryezës

– ofrimi i ekspertizës dhe sugjerimeve/rekomandimeve gjatë diskutimeve

– ofrimi i temave për diskutim