Ministria e Punëve të Brendshme

Misioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka për mision hartimin, zbatimin dhe zbërthimin e strategjive dhe politikave të punëve të brendshme, në përputhje me programin politik të Qeverisë. Ministria është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e punëve të brendshme. Ministria ushtron veprimtarinë e saj sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Fusha e përgjegjësisë shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në vendimin nr. 509, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, bëhen këto shtesa:

a) Në fund të pikës 2 shtohen fjalët “… dhe bashkërendon punën për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore, të lidhura me veprimtarinë e njësive të vetëqeverisjes vendore.”.

b) Pas shkronjës “g”, të pikës 3, shtohen shkronjat “gj”, “h”, “i”, “j”, “k”, “l”, “ll”, “m”, “n”, me këtë përmbajtje:

“gj) Ndjek hartimin dhe realizimin e zbatimit të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore;

h) Bashkërendon punën për propozimin, përmirësimin dhe hartimin e projektakteve ligjore e nënligjore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore, si dhe jep mendim për projektaktet që kanë të bëjnë me çështje të lidhura me njësitë e vetëqeverisjes vendore;

i) Mbikëqyr punën për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Vetëqeverisjen Vendore, si dhe planit të veprimit përkatës;

j) Përfaqëson politikat e qeverisë në fushën e vetëqeverisjes vendore dhe koordinon punën me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë, që mbështesin zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes vendore;

k) Drejton dhe bashkërendon punën ndërmjet strukturave të ngritura në kuadrin e marrëdhënieve ndërinstitucionale me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e të zgjedhurve vendorë;

l) Kujdeset për përmbushjen e detyrimeve, si dhe monitoron e koordinon masat, që rrjedhin në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për sa ato kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore;

ll) Siguron krijimin dhe administrimin e një sistemi kombëtar unik, me synim monitorimin dhe zbatimin e funksioneve të deleguara të vetëqeverisjes vendore;

m) Bashkërendon dhe mbështet punën e organeve përgjegjëse në funksion të zbatimit të politikave shtetërore në fushën e zhvillimit rajonal dhe kohezionit, në përputhje me legjislacionin përkatës;

n) Kryen edhe funksione e veprimtari të tjera brenda fushës së përgjegjësisë, që i ngarkohen në përputhje me ligjin, marrëveshjet ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe urdhrat e Kryeministrit, apo që nuk i janë ngarkuar specifikisht një organi apo institucioni tjetër shtetëror, por kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore”.

2. Vendimi nr. 520, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor”, shfuqizohet.

3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

DECISION 

ON THE DETERMINATION OF THE FIELD OF STATE RESPONSIBILITY OF THE MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS

Pursuant to Article 100 of the Constitution and point 2 of Article 5 of Law no. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, upon the proposal of the Prime Minister, the Council of Ministers

DECIDED:

1. In Decision No. 509, dated 25 September 2025, of the Council of Ministers, “On Determining the Area of State Responsibility of the Ministry of Interior”, the following additions are made:

a) At the end of point 2, the following words are added: “… and coordinates the work for the drafting of policies and the preparation of legal and sublegal acts related to the activities of local self-government units.”

b) After letter “g” of point 3, letters “gj”, “h”, “i”, “j”, “k”, “l”, “ll”, “m”, and “n” are added with the following content:

“gj) Oversees the drafting and implementation of the general state policy in the field of decentralization and local self-government;

h) Coordinates the work for proposing, improving, and drafting legal and sublegal acts in the field of decentralization and local self-government, and provides opinions on draft acts concerning issues related to local self-government units;

i) Supervises the work for monitoring the implementation of the Intersectoral Strategy for Decentralization and Local Self-Government, as well as the relevant action plan;

j) Represents government policies in the field of local self-government and coordinates work with international bodies and partners that support the development of local self-government units;

k) Leads and coordinates the work among the structures established within the framework of interinstitutional relations with local self-government units and associations of locally elected representatives;

l) Ensures the fulfilment of obligations and monitors and coordinates measures arising within the framework of the European Union integration process and international agreements, insofar as they relate to local self-government;

ll) Ensures the establishment and administration of a unified national system aimed at monitoring and implementing the delegated functions of local self-government;

m) Coordinates and supports the work of the responsible bodies for the implementation of state policies in the field of regional development and cohesion, in accordance with the relevant legislation;

n) Performs other functions and activities within its area of responsibility as assigned in accordance with the law, international agreements, decisions of the Council of Ministers, and orders of the Prime Minister, or which have not been specifically assigned to another state body or institution but concern local self-government.”

2. Decision No. 520, dated 25 September 2025, of the Council of Ministers, “On Determining the Area of State Responsibility of the Minister of State for Local Government”, is hereby repealed.

3. The Ministry of Internal Affairs is charged with the implementation of this decision.

PRIME MINISTER

Edi Rama