Ministria e Brendshme ka për mision hartimin, zbatimin dhe zbërthimin e strategjive dhe politikave të punëve të brendshme, në përputhje me programin politik të Qeverisë. Ministria është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore në fushën e punëve të brendshme. Ministria ushtron veprimtarinë e saj sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.
Rregullore e brendshme për organizimin e funksionimin e MB – Shkarko