ÇFARË ËSHTË ARKIVA E SISTEMIT?
Drejtoria e Arkivit të Sistemit në Ministrinë e Brendshme, në bazë të neneve 9/ç, 17/ç, 20, 21 të Ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, është strukturë qendrore dhe autoriteti më i lartë administrativ i rrjetit arkivor të sistemit të Ministrisë së Brendshme.
AS administron dokumentet e krijuara nga Ministria e Brendshme, nga viti 1945 e deri sot.
DETYRAT KRYESORE TË ARKIVIT TË SISTEMIT:
Administron dokumentacionin e trashëguar në Arkiv;
Pranon dhe përpunon dokumentacionin që hyn në Arkiv; e përfshin atë në inventarët përkatës, vendos numrat arkivorë sipas kërkesave ligjore;
Kontrollon veprimtarinë e  rrjetit arkivor të sistemit, për zbatimin e kërkesave të akteve ligjore e nënligjore  që rregullojnë veprimtarinë  arkivore për krijimin, evidentimin, ruajtjen, përpunimin e shfrytëzimin e dokumenteve;
Harton norma më të hollësishme për shërbimin arkivor të sistemit të Ministrisë së Brendshme dhe jep ndihmë metodike e profesionale në rrjetin arkivor të strukturave në përbërje e varësi të Ministrisë së Brendshme;
Mbikqyr veprimtarinë e Komisioneve të ekspertizës;
Përgatit praktikat për deklasifikimin e dokumenteve që administron;
Mundëson për publikun shfrytëzimin e dokumenteve të deklasifikuara;
Kthen përgjigje kryesisht për burgjet politike, si dhe për kategorinë e qytetarëve që kanë kryer dëbimet administrative të karakterit politik.