Ministria e Punëve të Brendshme

Durrës – Kryeadministratorja e Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara AAPSK-së, Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë në një nga shoqëritë e konfiskuara nën administrimin e Agjencisë, Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ushtron aktivitetin e saj në prodhimin dhe promovimin e produkteve alkoolike shqiptare.

Gjatë vizitës u vlerësua ecuria pozitive e aktivitetit të shoqërisë, e cila përfaqëson një shembull konkret të administrimit efikas të pasurive të konfiskuara.

Kjo kantinë përbën një vlerë të rëndësishme për promovimin e traditës së verërave shqiptare dhe tërheq çdo vit një numër të konsiderueshëm vizitorësh e turistësh vendas dhe të huaj, të cilët njihen nga afër me procesin e prodhimit dhe historinë e saj.

AAPSK mbetet e angazhuar në administrimin profesional të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke synuar jo vetëm ruajtjen e vlerës së tyre ekonomike, por edhe shndërrimin e tyre në modele suksesi që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe interesin publik.

 #onestepcloser