Ministria e Punëve të Brendshme

5 Maji – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka përkujtuar të rënët, që dhanë jetën për liri, si dhe të rënët nga radhët e Policisë së Shtetit, në Ditën e Dëshmorëve.

Statusi i plotë i ministrit Lamallari:

“Nderojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë. Vepra e tyre mbetet themel i shtetit tonë dhe udhërrëfyes për çdo vendimmarrje që lidhet me të ardhmen e vendit.

Sot përulemi me respekt të veçantë edhe përpara punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë ranë në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tyre rendin, ligjin dhe jetën e qytetarëve.

Sakrifica e tyre na obligon të forcojmë më tej shtetin e së drejtës, të rrisim standardet dhe të garantojmë mbështetje të plotë për çdo efektiv në shërbim. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe heronjve të rënë në detyrë!”